Idrizi nis takimet me popullsinë çame

Kreu i Partisë për Drejtësi dhe Unitet Shpëtim Idrizi pas betimit në Kuvendin e Shqipërisë , nis takimet me popullsinë çame në vend. Z.Idrizi ka qenë në qytetin e Vlorës, ku ndodhet edhe përqëndrimi më i madh i kësaj popullsie, nga ku shpjegoi arsyet e krijimit të PDU-së prej tij dhe largimin nga Partia Socialiste. Idrizi shprehet i gatshëm për të bashkëpunuar me PDI-së, partia e cila merret me çështjen çame dhe prej së cilës Idrizi mori edhe deputetin e saj të vetëm Dashamir Tahirin, në funksion të kësaj kauze.
Duke shtruar edhe çështjen e bashkëpunimit me mazhorancën e djathtë, Idrizi tha se kanë parashtruar një sërë kërkesash për të cilat në rast mos plotësimi do të përballen me presion deri në gjykatën e Hagës apo edhe në atë të Strasburgut.
PDU-ja përfaqësohet në Parlament me dy deputetët Shpëtim Idrizi i cili u zgjodh deputet nga lista e Partisë Socialiste dhe Dashamir Tahiri i cili u zgjodh nga lista e PDI-së.