E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi paraqet dosjen e ceshtjes came prane DASH

Pritja kishte per qellim informimin e ketij departamenti dhe seksionit qe mbulon Evropen Juglindore ne lidhje me ceshtjen Came.

Me kete qellim Idrizi dorezoj prane ketij departamenti dosjen me dokumentet perkatese qe demonstrojne ne menyre ligjore dhe pa asnje ekuivok te gjithe gjenocidin dhe perndjekjen qe i eshte bere popullsise came ne vite. Nga ana e vet perfaqesuesit e departamentit siguruar shqyrtimin e dosjen dhe mbasi te njihen ne detaje me materialet ne fjale do te na dergojne prononcimin e tyre zyrtar.

Ata gjithashtu theksuan rendesine e integrimit te Shqiperise ne strukturat euro-atlantike si menyra me e mire dhe transparente qe do te sherbej edhe zgjidhjen e kesaj ceshtjeje. Idrizi dhe deputeti Tahiri theksuan rendesine e zbatimit te konventes per te drejtave te njeriut dhe ne kuader te miqesise se mire kjo ceshtje do te marre zgjidhje ne rruge ligjore.

Ishte nje mundesi e vecante theksoj z.Idrizi nxjerrja ne drite e ketyre fakteve dhe kjo fushate njohjeje dhe kerkimi i te drejtave tona do te vazhdoj e panderprere ne cdo institucion nderkombetar. Nje takim tjeter i rendesishem ishte pritja qe I ishte rezervuar PDU ne kongresin dhe senatin amerikan.

Me ftese te kongresmeneve Frank Wolf dhe Bob MC Ween kryetari Idrizi dhe delegacioni qe e shoqeronte moren pjese si te ftuar ne nje seance te kongresit dhe nje tjeter te senatit amerikan. Takimi me kongresmenet e mesiperm pati nje rendesi te vecante sepse te dy keto personalitete jane anetare te komisionit te te drejtave te njeriut dhe promotor te te drejtave njerezore te garantuara edhe nga Komiteti I Helsinkit.

Ne kete prizem takimi ishte me se i frytshem dhe kongresmenet u vune ne dijeni me te gjitha kerkesat e PDU qe perfaqeson te gjithe komunitetin cam ne kete perpjekje jetesore per rifitimin e te drejtave te tyre. PDU po kerkon te loboj prane te kongresit dhe senatit dhe te siguroj lidhje te cilat do ta mbeshtesin ne te ardhmen per ngritjen e zerit dhe zgjidhjen e Ceshtjes Came.

2010-09-29 1355

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›