E Diel, 1 Nëntor 2026

Idrizi takon Sejdiun: Të unifikojmë Gjuhën Shqipe

Gjatë takimit, është zhvilluar një bisedë të gjatë mbi sfidat e Shqipërisë dhe të Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi.

“Duke qenë ekonomist në profesion, jam i bindur se një treg i përbashkët dhe i konsoliduar është në të mirën e mbarë rajonit dhe jo vetëm të shqiptarëve. Në projektet e mëdha që dy vendet tona kanë, duhet të merren parasysh nevojat e përbashkëta dhe duhet të bëjmë kompatibël ekonomitë tona.”, tha Idrizi.

Kreu i PDU-së, i bëri me dije Presidentit Sejdiu pikat kryesore ku bazohet programi dhe ekzistenca e PDU-së. “çështja çame është në bazën e programit tonë. Ne, si deputetët e parë çamë në Kuvendin e Shqipërisë e kemi parë si përgjegjësi morale themelimin e kësaj partie. Por, PDU nuk është një parti që është e përqendruar vetëm në çështjen çame, por punon dhe vepron për të mirat e të gjithë shqiptarëve.”, tha ai duke e informuar Sejdiun edhe për nismën ligjore të ndërmarrë nga PDU për zgjidhjen e çështjes çame në Gjykatën e Strasburgut.

Unifikimi i gjuhës shqipe ishte një tjetër pikë ku ndaluan bashkëfolësit, duke theksuar nevojën për të ndihmuar emigrantët shqiptarë pavarësisht vendit ku jetojnë e nga e kanë origjinën që të mund të ruajnë dhe të zhvillojnë gjuhën e tyre amtare.

Në çështjen e emigrantëve, idrizi theksoi se qëllimi I PDU-së është krijimi I Komitetit të Diasporës, si edhe e një strategjie konkrete për ta.Presidenti Sejdiu përgëzoi PDU-në për punën e bërë deri tani dhe nxiti për një punë të vazhdueshme konstruktive në pikat programore të kësaj partie. Gjithashtu, kreu i PDU-së ka zhvilluar një takim me kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi si dhe veteranë të UçK-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›