E Diel, 1 Nëntor 2026

Idrizi thirrje PD-së e PS-së: Rezoluta smund të zvarrritet më, miratojeni

SHPETIM-IDRIZITiranë- Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka zhvilluar sot një takim me relatorin e Rezolutës për Zgjidhjen e Çështjes Çame, Qemal Minxhozi, ndërsa për shkaqe shëndetësore ka munguar relatori tjetër Fatbardh Kadilli.

Në një deklaratë për mediat Idrizi i ka bërë thirrje PD-së dhe PS-së që të mos e zvarrisin më këtë çështje, pasi sipas tij është një çështje që obligon gjithë kombin shqiptar.

Diskutuam me zotin Minxhozi për aq pjesë sa mund të diskutonim, sigurisht duke dhënë dhe disa argumenta. Unë jam këtu për ti bërë thirrje Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste që kjo çështje nuk mund të zvarritet më, nuk mund të shkoi në kalendat greke dhe gjithashtu për ti thënë që Rezoluta e shqiptarëvë të Çamërisë që ka muaj që vërtitet në Komisonin e Jashtëm, është një çështje që obligon jo vetëm partitë politike shqiptare, por gjithë kombin shqiptar si një e drejtë dhe si një kontribut që ne po i japim politikës shqiptare. E thënë kështu, Rezoluta e shqiptarëvë të Çamërisë, në radhë të parë është një Rezolutë për fqinjësinë e mirë, sepse ne kërkojmë riaktivizimin e Traktatit t ë Miqësisë,- tha Idrizi.

Më tej ai ka ritheksuar se partia që drejton do të vendosë për koalicionin e zgjedhjeve të 23 qershorit, vetëm pasi të miratohet Rezoluta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›