E Shtunë, 31 Tetor 2026

Linja e ferrit urban. Bashkia: Autobusë të rinj për Kombinat-Kinostudio

linja-e-kombinatitiTiranë- Shërbimi i transportit urban për linjën e zonës së Kombinatit do të përmirësohet rrënjësisht brenda vitit. Bashkia e Tiranës ka përzgjedhur operatorin e ri që do të marrë përsipër këtë linjë, e cila prej shumë kohësh njihet si një nga më problematiket e kryeqytetit. 

Sipas njoftimit të Bashkisë, operatori do të sjellë fillimisht 20 autobusë me kapacitet secili prej 100 vendesh, të cilët do t`u vihen në shërbim qytetarëve, menjëherë sapo të përfundojnë procedurat e licensimit.

Deri në fund të vitit linja do të pajiset edhe me 16 autobusë të rinj, duke e çuar numrin e përgjithshëm të mjeteve në shërbim të udhëtarëve të linjës Kombinat-Kinostudio në 36. Ky shërbim i i ri me standarte të larta do i japë përfundimisht fund një trashëgimie të hidhur të transportit në këtë linjë,- thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Orari i funksionimit të tyre do të jetë: Gjatë stinës së verës nga ora 5.00 deri në orën 24.00 dhe gjatë dimrit nga ora 5.30 deri në orën 23.00

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›