E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iftari i parë mbledh personalitet më të larta të vendit

Iftari i parë i cili shënon edhe startin e muajit të madhërueshëm të Ramazanit ka mbledhur në Hotel Tirana personalitete të lartë të shtetit, përfaqëusues te trupit diplomatic dhe besimtarë të shumtë, duke dëshmuar edhe një herë elementin e tolerancës fetare në Shqipëri.
 

Kreu i Komunitetit Musliman në Shqipëri Selim Muça ka përshëndetur të gjithë besimtarët duke i uruar agjerim sa më të lehtë.
E ndërsa Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka theksuar elementin e dukshëm që spikat tek fetë në Shqipëri që është tolerancë fetare.
 

Besmimtarë të shumtë nga e gjithë bota kanë nisur muajin e madhërueshëm të Ramazanit, e në këtë natë të parë iftari siç është bërë traditë dhe siç është edhe kuptimi i kësaj nate të shenjtë , mbledh sëbashku të gjithë për t`u bashkuar . Muaji i Ramazanit është quajtur si muaji i paqes, dashurisë dhe vëllazërisë në të gjithë botën.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›