E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e poetit Podrimja,Thaçi: Humbje e madhe për kulturën kombëtare

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar Akademinë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe familjen Podrimja për vdekjen e poetit të shquar Ali Podrimja.
 

Sipas kryeministrit të Kosovës, Thaçi vdekja e poetit Ali Podrimja është humbje e madhe për familjen, për kulturën kombëtare dhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
 

“Ali Podrimja, një talent i rrallë dhe krijues i vlerave të përjetshme artistike, ka lënë gjurmë të thella dhe të pashlyeshme në kulturën tonë kombëtare. Vdekja e tij shënon ndërprerjen e penës së vargjeve lirike të përkryera, por hap kapitullin e studimeve të parreshtura për krijimtarinë e tij gjigande”, thuhet në telegramin e Kryeministrit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›