E Diel, 1 Nëntor 2026

Igli Tare kërkon të shqiptarizojë Lazion

Mario Morina apo Granit Xhaka janë lojtarët shqiptarë të përfolur që kërkohen nga Lazio për shkak se Igli Tare i njeh mirë aftësitë e tyre, ndërsa emri i radhës për merkaton e bardhekaltërve është Valon Berisha.

Ndryshe nga dy të tjerët, që kanë lindur në troje shqiptare, 20-vjeçari Valon Berisha ka lindur në Norvegji nga prindër kosovarë dhe mbron ngjyrat e këtij vendi. Talenti i tij ka tërhequr vëmendjen e klubit Italian ndërsa në verë pritet një kalim i tij në radhët e ekipit kryeqytetas.

Nëse në rastet e tjera, lojtarët shqiptarë janë sugjeruar nga Igli Tare pasi i njeh mirë, Valon Berisha pëlqehet shumë nga Vladimir Petkoviç dhe është pikërisht tekniku që i ka kërkuar Tares të nisë negociatat me Salzburg për mesfushorin 20-vjeçar i cili mund të luaj edhe si sulmues krahu.

Kartoni i tij vlerësohet me 4.5 milionë euro nga austriakët por Lazio duhet të bëjë kujdes edhe nga konkurenca e Borussia Munchengladbach që prej kohësh ndjek mesfushorin e Kombëtares Norvegjeze.

Po të shtojmë këtu dy shqiptarët që aktualisht luajnë te Lazio: Lorik Cana dhe Foto Strakosha, në rast se do të vijnë edhe shqiptarë të tjerë atëherë numri i tyre në Romë dhe Serie A do të shtoheshin kjo falë edhe strategjisë së ish bomberit kuqezi për të ofruar sa më shumë shqiptarë, jo vetëm te Lacio por edhe në kampionatin Italian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›