E Shtunë, 31 Tetor 2026

Igli Tare, mision “007” në Brazil

Lazio po tregohet shumë aktive në merkato, dhe një rol të dorës së parë në klubin e kryeqytetit italian po luan drejtori sportiv shqiptar, Igli Tare.

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, aktualisht njeriu i dytë më i rëndësishëm te Lazio, do të udhëtojë në Brazil me misionin për të bindur lojtarin e San Paolo, Hernanes (25 vjeç).

Një detyrë që konsiderohet jo e lehtë nga mediat italiane, pasi klubi brazilian ua ka premtuar lojtarin spanjollëve të Villareal.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 28 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›