E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duart e mafias camorra në baste ilegale

Mafia italiane camorra ka shtrirë duart e saj edhe në bastet e futbollit. Informacioni vjen nga Napoli, por pas hetimeve të Prokurorisë së Romës.

Janë gjashtë skuadra të përfshira në hetim: katër nga Serie B - Modena, Salernitana, Ancona e Crotone -; dhe dy nga tjera nga divizioni i parë i grupit B, Andria e Real Marcianise.

Në total, janë tri ndeshje nën hetim (që përfshin takimet midis tri skuadrave të sipërpërmendura), por dhe një ndeshje e Serie A.

Një ndeshje ku protagonist është Napoli – që për momentin nuk është nën hetim – kundër një kundërshtari që për momentin është top sekret.

Gjithçka ka nisur pas hetimeve mbi një sistem kriminal të fraksionistëve – të lidhur në aksin Amato-Pagona - fitues ndaj klanit Di Lauro pesë vjet më parë.

Përgjimet për një volum anormal të basteve i çuan investiguesit të zbulonin xhiron e një shumë të jashtëzakonshme parash.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 28 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›