Igli Toska I thekur pas birrës

Arbër Çepani
“Do të ndihmoj edhe Kosovën”
Gjatë qëndrimit disaditor këtë fundjavë në Kosovë, fituesi i çmimit të madh të “reality show”-t, tashmë i përfunduar, Arbër Çepani, ka premtuar se një pjesë të parave të fituara do t’i përdorë në ndihmë të familjeve kosovare në nevojë. Këto komente ai i ka bërë për gazetën “Epoka e re”, në të cilën ai ka folur edhe për qëllimin e vizitës së tij në Kosovë. Bëhet e ditur se Arbëri që prej ditës së parë kur ka fituar çmimin e madh, ka ngritur një grup që do të ndjekë mënyrën e administrimit të parave qindarkë për qindarkë. Që përpara hyrjes në shtëpinë e famshme, ai kishte deklaruar që, nëse do të ishte fitues, të gjitha paratë do t’i jepte për bamirësi. Pritet që këto ditë Arbëri të udhëtojë sërish drejt Kosovës, ku me grupin e tij të punës do të bëjë shpërndarjen e një shume të hollash për familjet kosovare në nevojë.
Look-u i ri i Rezartës
Nëse nuk është ajo në koherencë me tendencat e fundit të modës, kush mund të jetë tjetër! Stilistja e njohur Rezarta Skifteri është shfaqur në publik me look-un e saj të ri sa i takon frizurës. Flokë me fije dhe të prera shkurt, janë modeli i ri i zgjedhur i Rezartës, pas performancës së fundit gjatë sfilatës që mbante vulën e emrit të saj. Me një veshje tërësisht casual, stilistja të jep përshtypjen e një çupëline 20-vjeçare dhe jo atë të një mamaje. Shpesh Rezarta preferon që të luajë me look-un e saj, për të qenë sa më ndryshe dhe sa më moderne.