E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ikën Gjiknuri, Blendi Klosi zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i PS, Çuçi në vend të Ballës në krye të grupit parlamentar socialist

Damian Gjiknuri, një nga figurat më të rëndësishme në krye të PS-së, duket se nuk do të jetë më Sekretar i Përgjithshëm i socialistëve.

Burime brenda Asamblesë Kombëtare të PS-së, kanë konfirmuar për RTSH-24 se në vend të Gjiknurit është zgjedhur Blendi Klosi. Aktualisht, Gjiknuri është edhe drejtues politik i PS-së në Elbasan, ndërsa Klosi drejtues politik në Vlorë.

Nga ana tjetër mësohet se ka pasur edhe një rrokadë mes Taulant Ballës dhe Bledi Çuçit në krye të grupit parlmentar të PS-së. Çuçi mësohet se është zgjedhur kryetar i grupit parlamentar të PS-së. Ai do të jetë edhe drejtues politik i PS-së në Berat. Ndërsa Balla, i cili zëvendësoi Çuçin në postin e ministrit të Brendshëm, do të vijojë të jetë edhe drejtues politik i PS-së në Fier.

Në një prononcim për mediat, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të socialistëve, Çuçi, komentoi se zgjedhja si kryetar i grupit parlamentar të PS-së “është një përgjegjësi e madhe”.   

Ndërsa Gjiknuri ishte më lakonik në përgjigjen e tij përpara medias, lidhur me largimin nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm. 

“Kemi kohë për komente. Më mirë do të bëhet”- tha ai.

Asambleja Kombëtare e PS shkarkoi edhe të gjithë sekretariatin e socialistëve:

1.Sekretar i Përgjitshëm, Damian Gjiknuri
2.Sekretari për Organizimin, Blendi Klosi
3-Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji
4-Sekretare për Burimet Njerëzore Anila Denaj
5-Sekretare për Koordinimin, Blerina Gjylameti
6-Sekretari Dixhital, Etjen Xhafaj
7-Sekretare për Gruan, Etilda Gjonaj
8-Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko
9-Sekretari për Migracionin, Laert Duraj

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›