Ministrja Ibrahimaj: Nuk jam shkarkuar! Jam ende në detyrë!

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, ka hedhur poshtë lajmet e mediave të ndryshme se është shkarkuar nga detyra.
” Nuk jam shkarkuar! Jam ende në detyrë!” tha ajo për mediat pak para fillimit të mbledhjes së Asemblasë së PS.
” Janë thashetheme vere” tha zonja Ibrahimaj.
Edhe kryeministri Rama ka mohuar largimin e ministres së tij të ekonomisë dhe financave.
/ rtsh.al /