Berisha: Asambleja e PS, asambleja e mafies shtetërore më të rrezikshme në Europë!

Kreu i grupimit të Rithemelimit në PD Sali Berisha, ka sulmuar të mërkurën mbledhjen e Asamblese Kombëtare të PS, duke e konsideruar si “Asambleja e mafies shtetërore më të rrezikshme në Europë“.
Sipas tij “Ajo çka mund të thuhet me siguri nga ky zhvillim 50-minutësh është se djegësat po përzhitin, po përcëllojnë me flakët e tyre, ndonëse nuk janë ndërtuar, mazhorancën mafioze të Edi Ramës”.
Zoti Berisha tha se “ …prokuroria speciale, në një dosje 310 faqe, ka tronditur si një tërmet 8-ballësh, mafien më të rrezikshme të Europës”.
Sipas kjo është “… vjedhjen e shekullit dhe të gjithë organigramën e piramidës së vjedhjes së shekullit me në krye Edi Ramën”.
Për zotin Berisha ajo dosje “ ….është dosja Rama, dosja Agaçi, dosja Veliaj”.
Lidhur me ndryshimet e fundit në kupolën socialiste zoti Berisha tha se “… viktima e fundit, Damiani, u flak sot si Arben Ahmetaj, natyrisht me këshillën për t’u arratisur” ndërsa shprehu bindjen se dosja e incenaratorëve ka “përcëlluar” sipas tij deputetë e ministra të tjerë.
/ rtsh.al /