E Diel, 1 Nëntor 2026

Iken Gullit merr fund aventura cecene 1 2 3 4 5 0 vota e merkure 15 q

Aventura e Ruud Gullit si trajner i skuadrës çeçene të Terek Grozny ka marrë fund. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i skuadrës dhe në të njëjtën kohë president i vendit Ramzan Kadyrov, i cili në të njëjtën kohë nuk ka hezituar të sulmojë mediatikisht hollandezin.
Lexo të plotë ...   Prag ndeshja me Shqipërinë, media argjentinase kritikon Messi-n 1 2 3 4 5 (0 vota) e mërkurë , 15 qershor 2011 Argentina vazhdon përgatitjet në prag të ndeshjes miqësore të 20 qershorit kundër Shqipërisë dhe pjesmarrjes së saj në Kupën e Amerikës, por asgjë nuk shkon qetësisht në skuadrën e drejtuar nga Sergio Batista. Mediat vendase kanë vendosur në shënjestër yllin e futbollit argjentinas dhe botëror Lionel Messi.
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 15 qershor 2011 ) Lexo të plotë ...   Beckham përzgjedh, Londra nis fushatën për olimpiket 2012 1 2 3 4 5 (0 vota) e martë , 14 qershor 2011 Londra vazhdon përgatitjet për Lojrat Olimpike 2012, ndërkohë që organizatorët anglezë kanë zgjedhur një prej sportistëve më të njohur britanik si David Beckham për të nisur fushatën e përzgjedhjes së personave që do të mbajnë pishtarin olimpik të kompeticionit më të mëdh të sportit botëror.

Lexo të plotë ...   Lëvizje suprizë, Bielsa trajner i ardhshëm 1 2 3 4 5 (0 vota) e martë , 14 qershor 2011 Pasi ka qëndruar pasiv në merkaton e futbollit europian, Inter kthehet protagonist që me lëvizjen e parë duke zgjedhur Marcelo Bielsën si trajnerin e ardhshëm.

Lexo të plotë ...   Real e Ronaldo refuzojnë ofertën marramendëse nga Man. City 1 2 3 4 5 (1 votë) e martë , 14 qershor 2011 Oferta 170 milionë euro e Manchester City për Cristiano Ronaldon nuk është thjesht një “scoop” mediatik. Konfirmimi vjen nga Spanja, ku klubi i Realit të Madridit ka pranuar interesimin e anglezëve, por në të njëjtën kohë refuzuar shumën faranoike për të mbajtur yllin portugez. Trajneri Jose Mourinho nuk do të heqë dorë nga shërbimi i një prej lojtarëve më të mirë të botës, ndërsa rreth tij do të ndërtojë projektin e ri për t’i dhënë fund dominimit të Barcelonës në Primera Division dhe në Ligën e Kampioneve.
Lexo të plotë ...   Çmendet Manchester, ofron 170 mln euro për Ronaldon 1 2 3 4 5 (2 vota) e hënë , 13 qershor 2011 Manchester City është gati të bëjë çmenduri për të patur në skuadër Cristiano Ronaldon. Objektivi i klubit anglez ishte bërë i ditur prej kohësh, por telenovela e merkatos është pasuruar me detaje të tjera të rëndësishme që e afrojnë yllin e futbollit botëror me Premier Ligën.

Lexo të plotë ...   NBA, Dallas kampion. Trofeu i parë pas 30 vjetësh 1 2 3 4 5 (0 vota) e hënë , 13 qershor 2011  Dallas Mavericks ka fituar titullin kampion në kampionatin më spektakolar të basketbollit NBA. Ky është suksesi I parë pas 30 vjetësh për skuadrën teksane, e cila ka mundur në finale  Miami Heat me rezultatin 105-95. Dallas e udhëhequr nga gjermani Dirk Novicki fitoi 4 ndeshje kundrejt 2 të kundërshtarëve duke u ngjitur në majën e basketbollit amerikan.  Lexo të plotë ...   4 orë garë nga shiu, Button fiton Çmimin e Kanadasë 1 2 3 4 5 (0 vota) e hënë , 13 qershor 2011  Jenson Button ka triumfuar në Çmimin e Madh të Kanadasë pas një gare triller, e cila zgjati më shumë se katër orë për shkak të shiut të dendur që e ndërpreu disa herë atë. Piloti anglez i McLaren ishte protagonisti absolut i cirkuitit të Montrealit. Ai bëri gjashtë pit-stop, ndërsa u përplas dy herë gjatë garës, përpara se ta fitonte atë vetëm në xhiron e fundit. Button kaloi finishin përpara kampionit të fuqi Sebastian Vettel.  Lexo të plotë ...   Asnjë tolerim. UEFA çdo ndeshje në monitorim 1 2 3 4 5 (0 vota) e diel , 12 qershor 2011 Skandali i basteve që ka tronditur futbollin italian ka detyruar UEFA-n të zbresë në fushë duke premtuar tolerancë zero ndaj të gjitha tentativave për të trukuar rezultatin e ndeshjeve. Qeveria e futbollit evropian ka bërë të ditur se ka rritur vigjilencën ndaj cdo ndeshjeje, për të cilën ka sinjale anomalie, ndërsa nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj klubeve, skuadrave, futbollistëve apo personave të tjerë që kërkojnë të dëmtojnë sportin më të ndjekur në botë.
Lexo të plotë ...   Kampioni olimpik, Usain Bolt kërkon karrierë në futboll 1 2 3 4 5 (0 vota) e shtunë , 11 qershor 2011 Kampioni i botës dhe olimpik, Usain Bolt, pasi ka treguar shpejtësinë e tij në dy garat e fituara në 100 metra, ka përsëritur suksesin edhe në garën e parë sezonale të  200 metrave, por xhamajkani duket i fiksuar pas një karriere në futboll dhe jo me një klub dosido, por Manchester United.

Lexo të plotë ...

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›