E Diel, 1 Nëntor 2026

Iken Koshtunica, Serbia ne zgjedhje

Pa nje politike unike, nuk mund te funksionoje as qeveria. Prandaj kam vendosur qe mandatin t'ia ktheje popullit
Kryeministri i Serbise, Vojisllav Koshtunica, ka dhene doreheqjen nga posti qe mbante prej kohesh, duke e cuar vendin ne nje krize politike. Lajmi per doreheqjen e tij eshte bere diten e djeshme, ne oren 16:00. Ne nje konference shtypi, ai deklaroi se do te shperndaje qeverine dhe do te kerkoje mbajtjen e zgjedhjeve te reja. Konferenca e shtypit eshte mbajtur ne Beograd ne seline e qeverise. Sipas medias, Kryeministri i Serbise, Vojisllav Koshtunica, zhvilloi nje takim te jashtezakonshem me gazetare dhe paralajmeroi doreheqjen e tij, gje e cila pritet te ndodhe gjate dites se neserme, kur ai do te kerkoje dhe zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme.
Doreheqja
"Qeveria e Serbise me nuk po funksionon dhe te henen do te kerkoje nga Presidenti Boris Tadic, qe zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare te zhvillohen me 11 maj", u shpreh Kryeministri i Serbise, Vojisllav Koshtunica, gjate konferences se shtypit me gazetare. Kryeministri serb tha se ne qeveri nuk ekziston politika unike ndaj mbetjes se Kosoves ne kuader te Serbise. "Pa nje politike unike, nuk mund te funksionoje as qeveria. Prandaj kam vendosur qe mandatin t'ia ktheje popullit", theksoi ne fjalen e tij Koshtunica, i cili paralajmeroi se ne seancen e qeverise, diten e neserme, do te hartohet propozimi qe zgjedhjet parlamentare te mbahen se bashku me ato lokale, me 11 maj. Me kete vendim jane njoftuar edhe Partia Demokratike e Boris Tadicit dhe partia me e madhe opozitare, Partia Radikale serbe. Koshtunica eshte i mendimit se kjo eshte zgjidhja me e mire, sepse do te krijohet nje qeveri e re funksionale. Ai tha se deri tani nuk ka pasur konsultime me radikalet, per shkarkimin e Parlamentit, krijimin e ndonje koalicioni tjeter qeveritar apo mbeshtetjen e qeverise pakice. Sa i perket raporteve ne koalicionin qeveritar, Koshtunica theksoi se nga partneret ka pritur qe te mbeshtesin politiken e integritetit territorial te Serbise, se bashku me Kosoven, por ata kane refuzuar kete dhe nuk eshte arritur uniteti i duhur ndaj kesaj ceshtjeje. "Te gjitha partite duan qe Serbia te futen ne BE - dallimet jane me apo pa Kosoven. BE u ka mundesuar shteteve anetare qe ta njohin pavaresine e Kosoves dhe kane shkelur Rezoluten 1244 te KS te OKB", theksoi Koshtunica, i cili shpreson se renia e qeverise nuk do te pasohet me destabilizimin e vendit.
Zgjedhjet e parakohshme me 11 maj? Kete do ta kerkoje Kryeministri i Serbise, diten e neserme, gjate seances ne Kuvend. Nderkaq, shkaku qe coi ne kete krize qeverine serbe duket te jete shpallja e pavaresise se Kosoves, per te cilen lideret e koalicionit qeveritar nuk kane qene ne nje drejtim. Koshtunica e pranoi, dy dite me pare, se qeveria e tij ishte duke kaluar nje prej krizave me te medha dhe tha se ai nuk u besonte me partnereve te tij te koalicionit. Qeveria Koshtunica ka qene ne krize, te shkaktuar nga dallimet ne qendrime per sa i takon marredhenieve me Bashkimin Evropian, pas shpalljes se pavaresise se Kosoves. Koshtunica, nje nacionalist i moderuar, e pershkroi si te paligjshem vendimin e vendeve te BE-se per ta njohur pavaresine e Kosoves. Presidenti serb, Boris Tadic, thote se Beogradi do te jete ne gjendje te njohe te drejten e saj per Kosoven, vetem nese anetaresohet ne BE. Ai paralajmeroi se me 10 mars ka caktuar mbledhjen e Qeverise, ku do te shqyrtohet vendimi per shperndarjen e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare.
"Nuk e coi Kosova qeverine ne krize"
Pak ore pasi Kryeministri i Serbise, Vojisllav Koshtunica, lajmeroi doreheqjen, ka reaguar dhe kreu i shtetit, Boris Tadic. Gjate nje konference per shtyp, ne oren 20:00, Tadic deklaroi se nuk eshte Kosova, ajo qe ka cuar qeverine serbe ne krize, deri ne doreheqjen e Kryeministrit. Gjate fjales se tij, Presidenti i Serbise, Boris Tadic, ka marre ne konsiderate doreheqjen e Kryeministrit Koshtunica dhe ka bere te ditur se do te shpalle zgjedhjet e parakohshme. "Jam duke shqyrtuar doreheqjen e Koshtunices dhe do te shpall zgjedhjet e parakohshme", ka thene Tadic, ne nje deklarate te shkurter per shtypin. Boris Tadic, kreu i Partise Demokratike serbe dhe kreu i shtetit, i ka cilesuar zgjedhjet si rruga e duhur per t'i dhene mundesi popullit serb qe te vendose se cilen rruge do te ndjeke. Sipas Tadic, problemet e qeverise serbe nuk vijne te gjitha per shkak te Kosoves, por per shkak te perceptimeve te ndryshme ne lidhje me rendesine e zhvillimit te raporteve mes Beogradit dhe Bashkimi Evropian per rritjen e ekonomise serbe. "Nuk jam dakord me Koshtunicen, kur thote se qeveria nuk ka mbajtur nje qendrim te bashkuar per Kosoven, perderisa te gjithe mendojne se Kosova eshte pjese integrale e Serbise", tha Tadic, duke shtuar se "qeveria nuk ka pasur nje qendrim te perbashket per raportet me BE-ne dhe te ardhmen ekonomike te vendit".
Shkaku, Kosova shpallet e pavarur
Parlamenti i Kosoves e shpalli pavaresine e Kosoves ne nje unitet te plote me 17 shkurt 2007. Ne nje seance te jashtezakonshme deputetet votuan pro nje rezolute, e cila e karakterizon Kosoven "shtet te pavarur, sovran dhe demokratik". Sipas vendimit, Kosova gezon tani pavaresi shteterore nen mbikeqyrjen e BE. "Prej ketij momenti, pozicioni politik i Kosoves ka ndryshuar", deklaroi kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, pas miratimit te deklarates se pavaresise nga deputetet, me ngritje duarsh. "Ne jemi nje shtet i pavarur, i lire, sovran dhe demokratik. Urime te gjitheve juve". Me pas, Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci dhe Kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, nenshkruan deklaraten e pavaresise se Kosoves. Nenshkrimin ne deklaraten e pavaresise e bene me tej dhe te 100 deputetet e pranishem ne sallen e Kuvendit te Kosoves. Nga ana e tyre, deputetet serbe e bojkotuan seancen e shpalljes se pavaresise, duke mos marre pjese. Ndersa ne rruget e Prishtines, kosovaret te gezuar valevitin flamuj kuqezi dhe hedhin fishekzjarre, ne Beograd mijera njerez dolen ne protesta kunder. Protesta kishte dhe ne qytetin e ndare te Mitrovices.
BE-ja i ka bere thirrje Serbise te konfirmoje vendosmerine e saj per anetaresi, mes shqetesimeve ne lidhje me nje rezolute te parlamentit serb. Rezoluta ben thirrje qe vendi te kundershtoje lidhjet me BE-ne, per shkak te perkrahjes qe i ka dhene BE pavaresise se Kosoves. Komisioneri i zgjerimit, Olli Rehn, tha se BE-ja ishte e gatshme qe te ndihmonte Serbine per t'u afruar me BE-ne, por disa deklarata nga Beogradi duket se e perjashtojne nje gje te tille.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›