E Diel, 1 Nëntor 2026

Killeri Paja "sulmon" hetuesit

Nuk eshte mjaftuar vetem me goditjen e agjentit te fshehte, duke e aksidentuar rende, por ka "sulmuar" edhe oficeret, qe kane tentuar ta marrin ne pyetje ne Spitalin Ushtarak. Ilir Paja, i denuar me burgim te perjetshem per vrasje dhe i cilesuar si njeriu "UFO", ka kundershtuar hetuesit, duke mos pranuar te jape asnje deshmi rreth ngjarjes apo lidhjeve te tij me grupe kriminale. Dy dite me radhe kane tentuar oficere te larte te marrin kontakt me 35-vjecarin qe u plagos gjate ndjekjes me nje plumb ne kraharor, por perpjekjet deshtuan, pas disa frazave te vrazhda. Madje, Paja, mesohet se, ka mohuar te hedh nje firme ne procesverbal per ngjarjen e ndodhur prane Farmacise nr. 10 ne Tirane, kater dite me pare. Edhe dje, nje grup ekspertesh ka tentuar te marre kontakt, por pa sukses. Paja do te hetohet per "vrasjen e mbetur ne tentative per cilesi te vecanta" te agjentit Bledar Haxhimihali. Paja kishte dy baza, ne te cilat rrinte ne Tirane, dhe levizte sa here qe e ndjente rrezikun. Njera baze e Ilir Pajes, sipas burimeve ishte ne zonen e Bathores, ku ai rrinte ne nje shtepi, nderkohe qe nje tjeter banese, ai kishte marre me qira ne zonen e Porcelanit, ne krahun tjeter te Tiranes. Mesohet se gjate arrestimit i eshte kapur ne dore nje pistolete "15-she", e mbushur me 15 plumba ne karikator. Paja u kap fal pergjimit dhe ndjekjes me satelit nga policia italiane dhe ajo shqiptare.
Paja: "Nuk kam cfare t'ju them"
Dy dite me radhe, oficeret e policise te Sektorit te Krimeve ne Policine e Tiranes, kane shkuar ne Spitalin Ushtarak, ku ndodhet i shtruar Ilir Paja, per ta marre ne pyetje ne lidhje me akuzat qe rendojne mbi te. Por, pervecse 35-vjecari refuzoi te flase, ka arritur deri ne kundershtim te uniformave blu, duke kerkuar daljen e tyre, pasi nuk kishte cfare t'u tregonte. "Nuk kam bere asgje. Cfare doni prej meje", mesohet te kete thene 35-vjecari, i cili eshte i denuar me burg perjete ne Itali, ndersa mbi te rendojne nje "mal" me akuza nga vrasja, trafiku dhe plagosja e oficerit te policise gjate aksionit te uniformave blu. Paja ka refuzuar te firmose dokumentin per ngjarjen e ndodhur afer bllokut te spitaleve, ku me makinen e tij shtypi agjentin e policise. "Nuk mund te leviz dot duart dhe te shkruaj", mesohet te jete justifikuar 35-vjecari.
Negociatat per te qendruar ne Shqiperi
Burime zyrtare thane se policia shqiptare eshte duke bere negociata me koleget italiane, qe Paja te mos ekstradohet per te vuajtur denimin ne Livorno, por te gjykohet dhe te vuaje te gjitha denimet ne Shqiperi. Mjeket e Spitalit Ushtarak kane bere te ditur se, pacienti ka marre nje plumb ne anen e djathte te trupit, ne shpatull, qe nuk ka probleme per jeten. Autoritetet e spitalit deklarojne se disa inspektore te policise se Tiranes po ruajne 24 ore te plagosurin, i cili akuzohet per vrasje, trafik droge dhe prostitucion. Hetues italiane edhe dje kane kontaktuar me homologe te tyre per te diskutuar fatin e 35- vjecarit dhe depozituar dosjen per vrasjen ne Gjermani. Po keshtu, Paja do te gjykohet per trafik droge e prostitucioni, si dhe plagosjen e agjentit Bledar Haxhimihali. I riu nga Kucova eshte arratisur dy here nga burgjet italiane, ndersa po hetohen lidhjet e tij me kontingjent ne Shqiperi apo grupe kriminale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›