Ikën Mourinho, jo edhe Karanka

Asistenti i Jose Mourinhos, Aitor Karanka do të qëndroj prapë në Real Madrid. Sipas mediave spanjolle, Florentino Perez e ka këshilluar Karankan që të qëndroj në Real pavarësisht largimit të Mourinhos.
Perez i ka thënë Karankas që të respektoj kontratën e tij që është e vlefshme deri në vitin 2016. Karanka mund të jetë asistent i Carlo Ancelottit, por nëse Ancelotti nuk e pranon këtë, ai mund të bëhet trajner i grupmoshave të reja të Real Madridit./Indeksonline/