"I bashkohem Liverpoolit me 10 korrik"

Portieri fantastik boshnjak, Asmir Begovic ka deklaruar se do të kaloj në Liverpool. Portieri ndoshta më i mirë në Premierligën Angleze këtë edicion, ka thënë se do të jetë i Liverpoolit para datës 10 korrik.
"Unë dua të filloj përgatitjet me Liverpoolin para datës 10 korrik me të gjithë lojtarët e tyre. Ka ardhur koha që unë të jem në një skuadër më të madhe" ka thënë Begovic për një gazetë boshnjake.
Për Begovic mbetet shumë e interesuar edhe skuadra e Arsenalit./Indeksonline/