E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iken Van Gal shkak loja e dobet e Bajernit

Bajerni i Mynihut ka shkarkuar nga detyra trajnerin e tij Luis van Gal. Lajmi është konfirmuar nga klubi bavarez, i cili pas një mbledhje të gjatë të drejtuesëve ka dalë me një komunikatë për shtyp, duke bërë të ditur kontrata me teknikun holandez është prishur në mënyrë të njëanshme dhe i është kërkuar largimi.

Kontrata e Van Gal skadonte në shtator në vitit 2012, por paraqitja e dobët e skuadrës dhe barazimi i fundit 1-1 kundër Nuremberg ka përshpejtuar fundin e aventurës së trajnerit me formacionin bavarez, i cili rrezikon të mos luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Bajerni ka emëruar Jup Hainkes si trajnerin e ri të skuadrës, por holandezi do të ulet në pankinë vetëm në fillim të sezonit të ardhshëm. Deri atëherë klubi bavarez ka bërë të ditur se skuadrën do ta drejtojë Andres Jonker. Van Gal i cili në karrierën e tij ka drejtuar Ajaksin, Barcelonën dhe kombëtaren holandeze udhëhoqi Bajernin e Mynihut në fitimin e kampionatit dhe Kupës sezonin e fundit.

Po ashtu, gjermanët arritën të kualifikoheshin për në finalen e Ligës së Kampionëve ku u mundën nga Interi. Paraqitja e sezonit të fundit është shumë ndryshe nga ajo e këtij kampionati. Bajerni renditet në vendin e katërt në Bundesligë, ndërsa u eliminua në 1/8 e Ligës së Kampioneve dhe në ngjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë.

Kjo ecuri e dobët e Bajernit të Mynihut, por dhe raporti i vështirë i Van Gal me drejtuesit e klubit kanë bërë që aventura e trajnerit holandez të skuadra bavareze të mbyllet më shpejt nga sa ishte parashikuar.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›