E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce 4 mije foshnja pa shperblim bashkia nuk ka fonde

750 foshnjat që kanë lindur që nga vera e vitit 2009 në qytetin e Korçës nuk e kanë marrë shpërblimin e lindjes prej 5 mijë lekësh, shumë e vendosur me ligj të veçantë që në muajin qershor të vitit 2008. Ndërsa në rang qarku janë 4 mijë fëmijë që nuk e kanë marrë këtë shpërblim.

Përgjegjësja e publikimeve pranë bashkisë së Korçës, Larisa Katundi pohon mungesën e fondeve për shlyerjen e shpërblimeve nga ana e financës në bashkinë e qytetit.

“Bashkia e Korçës është një institucion i cili merret vetëm me shpërndarjen e këtij fondi dhe pavarësisht raporteve që janë bërë nga gjendja civile dhe nga zyra e financës në këtë bashki, ne s’kemi pasur asnjë reagim dhe asnjë mbërritje të këtyre fondeve”- tha Katundi.

Mos shlyerja e shpërblimit në kohë ka sjellë dhe rritjen e numrit të fëmijëve që nuk marrin shpërblimin. Me një llogaritje të thjeshtë rezulton se bashkia e Korçës duhet të shlyejë rreth 20 milionë lekë.

Jorgjeta Gjançi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›