E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ikën nga Integrimi, Tabaku kandidate për numrin dy të bashkisë

TIRANË- Zëvendësministrja e Integrimit, Jorida Tabaku ka dhënë sot dorëheqjen nga posti që mbante në këtë ministri.

Dorëheqja e saj vjen vetëm një ditë pas konstituimit të Këshillit bashkiak të Tiranës, ku ajo është anëtare dhe betimit të kreut të ri të bashkisë, Lulzim Basha dhe duket se lidhet pikërisht me këto zhvillime.

Ndonëse nuk ka ende asgjë zyrtare flitet se Tabaku është një kandidate e mundshme për numrin dy të bashkisë kryeqytetase, në krah të Bashës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›