E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunojnë mjekun, ndalohen 4 të rinj në Elbasan

ELBASAN- Kater te rinj jane ndaluar nga policia pasi ne gjendje te dehur kane dhunuar mjekun roje te urgjences.

Ngjarja ka ndodhur ne spitalin e Elbasanit, ku te rinjte, me sa duket nen efektin e alkoolit kane nisur te grinden me mjekun roje.

Policia e njoftuar per ngjarjen ka vene ne pranga te rinjte, identifikuar si Evis Tola, Julian, Klajdi dhe Migen Sulonjaku.

Nuk ka ende te dhena rreth shkakut te konfrontimit te te rinjve me mjekun, nderkohe qe policia ben me dije se ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›