E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ikën nga sulmi rus, mbi 1 mijë ukrainas mbërrijnë në Poloni

Më shumë se 1 mijë ukrainas që ikën nga sulmi rus kanë mbërritur me tren në qytetin polak Przemysl, thanë zyrtarët e qytetit.

Polonia ka hequr dorë nga kërkesa për të karantinuar ose paraqitur një test negativ Covid-19 për njerëzit që vijnë nga Ukraina.

Shumë prej tyre qëndruan gjatë natës në stacionin e trenit në shtretërit e kampit pasi hotelet janë mbushu plotësisht.

Polonia ka ngritur nëntë pika pritjeje për ukrainasit që kalojnë kufirin, ku ata mund të marrin ushqim, ndihmë mjekësore dhe informacion.

Ndërkohë, agjencia shtetërore e lajmeve PAP po raporton se mijëra njerëz do mbërrijnë në pikën kufitare Medyka me makina nga i gjithë vendi për të mbledhur njerëz dhe të afërm që po mbërrijnë nga Ukraina.

Polonia është shtëpia e një komuniteti të madh ukrainas. Numrat ndryshojnë, por besohet se në vend jetojnë nga një deri në dy milionë ukrainas, megjithëse vetëm gjysmë milioni janë të regjistruar në shërbimet sociale polake.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›