Presidenti i Ukrainës: Rusia do të duhet të flasë me ne për t’i dhënë fund luftës

Udhëheqësi i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u është adresuar qytetarëve të tij me anë të një video. Në gjuhën ukrainase dhe ruse, ai i bëri thirrje Rusisë për një armëpushim.
“Rusia do të duhet të flasë me ne herët a vonë se si t’i japim fund armiqësive dhe të ndalojmë këtë pushtim,” tha ai.
“Sa më shpejt të fillojë biseda, aq më të vogla do të jenë humbjet e Rusisë.”, -vazhdoi ai.
Ai shtoi se derisa të ndalojnë sulmet, “deri atëherë do të mbrojmë vendin tonë”.
Vetëm gjatë mbrëmjes të së enjtes, ai kishte paralajmëruar për intensifikimin e sulmit në kryeqytet. Ai tha se nuk kishte ndërmend të largohej nga kryeqyteti dhe se e dinte se ishte objektivi numër një i Rusisë tani.
/rtsh.al/