E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ronaldo si Ibra: Dua të vazhdoj edhe pesë vite

“E di që nuk kam shumë vite për të luajtur, katër ose pesë. Do të shohim dhe dua të fitoj përsëri. Duhet të jesh i zgjuar dhe të dish që në moshën 18, 20 ose 25 nuk je njësoj si në 35. Dhe kjo është pjekuria, përvoja dhe inteligjenca të kuptosh se disa gjëra i humb për të fituar të tjerat dhe ke ekuilibrin e duhur për të vazhduar konkurrencën dhe për të qenë në nivelet më të larta”. Kështu deklaroi Cristiano Ronaldo, sulmuesi i Manchester United, në një intervistë për Dazn.

“Dëshmoj vit pas viti që shifrat flasin vetë. Nuk duhet t’ju them se jam shumë mirë, sepse shifrat janë aty. Faktet janë fakte, pjesa tjetër jo. Nuk ka fare rëndësi. Kjo është arsyeja pse jam shumë i kënaqur me formën time, jam ende duke shënuar gola, duke ndihmuar, si në kombëtare ashtu edhe te Manchester United dhe prandaj dua të vazhdoj kështu”, ka shpjeguar ai.

CR7 foli edhe për arsyet pse vendosi të kthehej te United: “Doja t’i dëshmoja vetes se jam ende i aftë të luaj në një nivel të lartë. Mendoj se nuk i kam zhgënjyer pritshmëritë: ndoshta njerëzit prisnin një Cristiano ndryshe, por jo. Unë jam këtu, po shënoj gola, veçanërisht në Champions League, ku kam shënuar pothuajse në çdo ndeshje. Ndihem mirë, ishte një ndryshim i bukur të kthehesha në shtëpi shumë vite më vonë. Për mua ishte një burim krenarie dhe kënaqësi e madhe”.

“Largimi nga Sporting dhe ardhja në Manchester ishte ndryshimi i vërtetë në jetën time. Dhe tani kthimi këtu në moshën 36-vjeçare ishte një tjetër moment shumë i bukur në jetën time. U ktheva këtu si baba i një familjeje, me shumë fëmijë, duke fituar shumë. Kam shkruar një faqe në historinë e futbollit”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›