E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ikën presidenti i TEPCO-s, humbi 15 miliardë dollarë

Presidenti i kompanisë TEPCO në Japoni, e cila menaxhon centralin nuklear të Fukushimës, ka dhënë dorëheqjen pas humbjeve rekord të shënuara që pas dëmtimit të impiantit Fukushima nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit. Humbjet e regjistruara neto janë 15 miliardë dollarë, më të mëdhatë të regjistruara ndonjëherë në një kompani japoneze jashtë sektorit financiar. Masataka Shimizu, para se të njoftonte dorëheqjen, kërkoi falje nga zyrat qendrore të TEPCO-s në Tokio dhe tha se ai merrte përgjegjësinë që, pas tërmetit të 11 marsit që dëmtoi centralin nuklear, duke shkaktuar një krizë të madhe nukleare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›