E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iker Kasijas: Dua ta fitoj Kupën e Mbretit

SHKRUAN: Jeton Selimi 20-04-2011 14:51

Iker Kasijas, kapiteni dhe portieri i Real Madridit, ka besim se ekipi i tij do të fitojë finalen e Kupës së Mbretit sot ndaj Barcelonës. “Kupa është një trofe shumë i rëndësishëm dhe Real Madrid ka 17 vjet që nuk e fiton këtë trofe. Ekipi ynë nuk mund të qëndrojë kaq gjatë pa fituar një titull si ky”, u shpreh Kasijas në një intervistë për faqen zyrtare të klubit spanjoll. Personalisht nuk e kam fituar kurrë këtë trofe në 11 vitet e mia te Reali dhe dua që kësaj here t’ia arrij qëllimit”, shtoi portieri. “Do të ndeshen dy ekipet më të mira të Spanjës dhe mund të ndodhë çdo gjë. Uroj të jetë një ndeshje shumë emocionuese për të dy tifozeritë e pranishme në Valencia”, përfundoi kapiteni i madrilenëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›