Lipi: Juventusi nuk duhet ta shesë Bufonin
Juventusi mund të vuajë nëse vendos ta shesë portierin Xhanluixhi Bufon në fund të sezonit, thotë ish-trajneri i këtij ekipi, Marçelo Lipi. E ardhmja e Buffon ka qenë objektiv i spekulimeve të shumta së fundi, me pozitën e tij në ekipin e parë që kërcënohet nga Marko Storari. Roma dhe Mançester Siti raportohet se janë të interesuar për italianin, në mesin e shumë klubeve të tjera. Megjithatë, ish-trajneri i Juventusit dhe kombëtares italiane, beson se bardhezinjtë nuk duhet të lejojnë largimin e Bufonit. “Nuk duhet t’i shisni kampionët kur i keni ata në dispozicionin tuaj. Unë nuk kam asgjë kundër Marko Storarit, i cili është një lojtar i shkëlqyer, por shpresoj që Bufon të mbetet. Juventusi ka nevojë për të, pasi lojtarët e shkëlqyer si ai gjithmonë janë të nevojshëm”, ka thënë Lipi.