Ikin emigrantët, radhë të gjata në Kapshticë e Kakavijë, defekt në rrjetin kompjuterik
KORCE/GJIROKASTER- Përfundimi i festimeve të Pashkëve Ortodokse në Shqipëri dhe frika e ndalimit në kufi për shkak të toponimeve shqip në dokumentat e identifikimit të fëmijëve, ka detyruar emigrantët të kthehen më herët në vendet e tyre të punës duke regjistruar fluks dhe radhë në pikën kufitare të Kapshticës. Në Kapshticë e Kakavijë bllokohet kalimi si pasojë e një defekti në sistemet e komjuterave të palës greke.
Situata më e ngarkuar paraqitej mbrëmjen e djeshme ku qindra emigrantë dhe dhjetëra mjete kanë qëndruar në radhë për orë të tëra në pritje për të kaluar kufirin pasi pala greke punonte vetëm me dy sportele. Sot rreth orës 13:00 u bllokua tërësisht kalimi, pasi pala greke pati probleme me sistemin kompjuterik. Kështu raportohet për radhë të gjata, nga pika kufitare deri në fshatin Kapshticë.
"Kam katër orë në radhë, jam nga Lezha. Po iki më herët pasi skadon afati i palës greke për toponimet dhe më mbeten fëmijët në Shqipëri. Ndaj jam i detyruar të ri në radhë", tha një emigrant.
E njëjta situatë është paraqitur edhe në orët e para të mëngjesit në këtë pikë kufitare ndërsa orët e pikut priten të jenë përgjatë pasdites, pasi përkon edhe me limitet e afatit të vendour nga pala greke për problemin e toponimeve. Autoritetet greke në Kapshticë njoftuan zyrtarisht pak ditë më parë, se emigrantët që kanë probleme me toponimet shqip në pasaportat e fëmijëve të tyre do të lejohen deri në datën 7 maj, më pas ata do të ndalohen sërish në kufi. Gjatë 24 orëve të fundit kanë kaluar traun 4097 emigrantë me 955 mjete.
Radhë pasagjerësh edhe në pikën kufitare të Kakavijës. Pasi kanë festuar Pashkët Ortodokse në vendin e tyre, emigrantët po kthehen për në Greqi, duke qënë se data 7 është edhe afati i fundit i kthimit të lejuar nga pala greke, pa ju nxjerrë problemin e toponimeve.
Mësohet se në Kakavijë ndodhen në radhë për të kaluar 5 autobuzë dhe shumë mjete.
Shkak për radhët e krijuara është bërë bllokimi në sistemin kompjuterik të palës greke. Mësohet se për 20 minuta puna në këtë pikë eshtë bllokuar tërësisht, ndërsa emigrantët vazhdojnë të presin në radhë.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Frika nga toponimet, emigrantët radhë të gjata në Kapshticë