Ftesa për 3 ligjet, Meta: Duhet kompromis, Berisha përgjigjet me referendum
TIRANË- Kreu i LSI-së Ilir Meta, duke komentuar zhvillimet e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë, deklaroi se kryeministri i vendit Sali Berisha ftesës së tij për votimin e tri ligjeve të integrimit, brenda përfundimin të legjislaturës së Kuvendit iu përgjigj se do i votojë me referendum që pritet të mbahet në vjeshtë.
Gjatë një takimi me banorët e Bërxullës, lideri i LSI-së u shpreh se propozimi i bërë prej tij pak ditë më parë nuk është pranuar nga PD-ja dhe se ky qëndrim ka nxjerrë në pah një mungesë serioziteti nga mazhoranca për çështjen e integrimit.
“Ditët e fundit unë bëra një propozim drejtuar kryetarit të PD-së dhe kryetarit të PS-së dhe ky propozim i imi ishte që t’i miratojmë këto tre ligje tani dhe këto të hynin në fuqi në shtator me parlamentin e ri në mënyrë që këto të konsiderohen të përfunduara në raport me partnerët tanë dhe ndërkohë zbatimi të fillojë me kuvendin e ri, shtoi z. Meta. Ndërkohë që ne kërkojmë që këto tre ligje të votohen që sot, vjen përgjigja nga PD-ja që këto ligje do t’i votojmë në shtator me referendum. Nuk ka sens, sepse të bësh një referendum për një çështje që mund të zgjidhet në parlament dhe ekziston tani mundësia dhe vullneti, duhet vetëm shpirti i kompromisit dhe i përgjegjshmërisë për të ardhmen e vendit, do të thotë që nuk e ke pasur seriozitetin deri tani çështjen e integrimit. Pse duhet të harxhojë shteti miliona euro për të bërë referendum në të gjithë Shqipërinë kur asnjë nuk e kundërshton çështjen e miratimit të tre ligjeve”, u shpreh ai.
Duke folur për situatën politike në vend Kryetari i LSI-së tha se vihet re një mbingopje e PD-së për pushtet në dëm të pavarësisë së institucioneve dhe se vendi ka nevojë për një ekuilibër të ri politik dhe për një ndarje të re të pushteteve. Z. Meta theksoi se përqendrimi i gjithë pushteteve në një dorë nuk është i shëndetshëm për demokracinë.
“Kohët e fundit sidomos pas procesit për zgjedhjen e presidentit po të vëmë re ka një mbingopje me pushtet të PD-së në dëm të pavarësisë së institucioneve. Presidenti është i PD- së, edhe gjithë institucionet e tjera që u zgjodhën me propozim të presidenti të ri janë të PD-së, tha ai. Përqendrimi i gjithë pushteteve në një dorë nuk është i shëndetshëm për demokracinë, ndaj edhe ka shqetësime dhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Sepse kjo nuk i shërben demokracisë, por kur nuk i shërben demokracisë nuk i shërben as ekonomisë së Shqipërisë e as ekonomisë suaj familjare. Nëse nuk funksionon demokracia nuk funksionojnë as elementët e tjerë të një shoqërie. Ndaj vendi ka një nevojë për një ekuilibër të ri politik, ka nevojë për një ndarje të re të pushteteve”, vijoi fjalën e tij Meta.
Meta tha se duhet punuar përtej ditës së zgjedhjeve që t’i zgjidhen problemet dhe hallet e shqiptarëve, të cilët nuk kanë nevojë për fjalime që janë jashtë realitetit dhe se ritmi që ka nevojë vendi duhet të jetë edhe më i shpejtë.
“Sigurisht që të gjitha hallet nuk zgjidhen menjëherë, por a ka shpresë që këto gjëra të përmirësohen kur ne dëgjojmë fjalime pa fund për suksese të jashtëzakonshme ekonomike, për mrekullinë shqiptare, e cila ka sfiduar dhe ka lënë mbrapa edhe Gjermaninë, kur Gjermania është një vend super i zhvilluar, ndërsa Shqipëria është ende një vend i pazhvilluar, tha Kryetari i LSI-së. Natyrisht që janë bërë ndryshime këto 23 vitet e fundit, janë bërë ndryshime dhe gjëra pozitive edhe këto katër vite, por ritmi që ka nevojë vendi, që keni nevojë ju të gjithë, duhet të jetë shumë i shpejtë. Ndaj LSI ka si sloganin e saj “të ecim më shpejt” në mënyrë që të zgjidhim problemet konkrete të komunitetit dhe të qytetarëve”, deklaroi Meta.
(e.m/BalkanWeb)