E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ikin grevistët, deputetët Malaj-Toçi flasin pas përfudimit të grevës

Si ndjehen grevistet një ditë pas përfundimit të greves se urisë. Rreth orës 09:00 të mengjesit të së enjtes djemtë nga Vlora që ishin pjesë e grevës së urisë për transparencen e zgjedhjeve, janë nisur drejt shtëpive të tyre. Kjo gjë ishte ceremoniale për ta, sepse po ktheheshin nëpër shtëpitë e tyre pas 20 ditësh. Për t'i percjellë ata dhe për t'i falenderuar për sakrificën, ishin edhe deputetët socialist, Arben Malaj, dhe Fatmir Toçi të cilët gjithashtu dhanë dhe komentet e tyre për zgjidhjen e mundshme të ngërçit politik.

Ndërkohë edhe pse këta djem kanë rezistuar dhe nuk e kanë lënë greven e urisë për 19 ditë, të gjithë kanë pasur probleme shëndetësore dhe lodhje fizike,dhe të gjithë kanë rënë në peshë me më shumë se dhjetë kilogram.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›