E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klosi:Të vendosur për transparencën

Sekretari organizativ i Partisë Socialiste Blendi Klosi deklaroi sot në një konferencë shtypi se opozita është në këto momente më e fortë dhe më e vendosur për të arritur transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
"Falenderojmë të gjithë ata që me urinë e tyre për lirinë dhe dinjitetin mbushën sheshet e të gjithë Shqipërisë. Sot opozita shqiptare është e akoma edhe më bashkuar akoma dhe më e vendosur për t'i shkuar cështjes së transparences deri në fund", theksoi Klosi.

Sipas tij, falë aktivitetit të 3 javëve të fundit, aktiviteti opozitar ka hyrë në një fazë të re, në një komunikim të ri. "Opozita sot është më pranë njerëzve, më afër problemeve të tyre. Një opozitë me njerëzit për njerëzit. Tashmë mbështetja e mbi 1 milion shqiptarëve anë e mbanë vendit na ka bërë një opozitë më të fortë, të gatshëm dhe të vendosur për ta çuar deri në fund kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme", u shpreh Klosi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›