E hena e zeze e 21 janarit
E hena e 21 janarit shenoi nje renie dramatike ne tregjet financiare Azise, Evropes dhe te hemisferes perendimore, nderkohe qe tregjet amerikane ishin te mbyllura, pasi ishte dite pushimi. Shume bursa te botes u hapen me renie te medha per shkak se Banka Qendrore Amerikane uli perqindjet e interesit me 0,75% per dollarin me menyre te papritur. Kjo i beri investitoret pesimiste, ndaj dhe vlerat e aksioneve ne bursa shenuan renien me te madhe qe nga 2001. Ne nje deklarate, Banka Qendrore tha se vendosi te vepronte keshtu duke u nisur nga parashikimet qe flasin per dobesim te ekonomise dhe te rreziqeve ne rritje me te cilat perballet ekonomia. Presidenti amerikan, George Bush, fill pas ketyre zhvillimeve ka shpallur platformen per te ndihmuar tregjet. Si fillim jane hedhur ne qarkullim rreth 140 miliarde dollare, te cilat nuk jane me shume se 1% e Prodhimit te Brendshem Amerikan. Nderkohe qe Shtepia e Bardhe ka ne planet e saj ulje e fitimit te korporatave me qellim per te lehtesuar biznesin nga pagesa e taksave pas humbjeve qe kane pesuar.