FMN: Ekonomia globale, ngadalesim ne 2008
Fondi Monetar Nderkombetar thote se parashikon qe ekonomia globale te ngadalesohet ndjeshem kete vit per shkak te problemeve ne tregjet financiare si pasoje e krizes ne sektorin amerikan te shtepive. FMN-ja e uli parashikimin e zhvillimit global per 2008 ne 4,1 per qind nga 4,9 per qind qe kishte parashikuar vitin e kaluar. Parashikimi i meparshem per 2008 ishte 4,4 per qind. Analiza e re e FMN-se parashikon se zhvillimi i ekonomise amerikane do te ngadalesohet me 1,5 per qind ne vitin 2008. Banka Qendrore e Shteteve te Bashkuara ka filluar takimet qe, sipas shume ekonomisteve, do te rezultoje ne nje ulje te tjera te perqindjes se interesave per te ndihmuar ne nxitjen e ekonomise dhe parandalimin e shitjeve ne mase ne tregjet globale te aksioneve.