"Ikja e PS, akt i papergjegjshem"
Rozeta Rapushi
Fyerje, akuza dhe bojkot, ne seancen e fundit plenare per kete Kuvend. Perballe vendimit te opozites per te braktisur seancen, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, akuzoi deputetet socialiste, se po perdoren ne menyren me te keqe nga kryetari i tyre, Edi Rama. "Nuk jeni ju qe flisni ketu, eshte Rama. Eshte ai qe ju nxjerr here me bilbil e here me bori. Sa keq ju ka perdorur more vellezer", tha me ironi Topalli, duke shprehur keq ardhje per koleget e majte. Sipas saj, njerezit e blere nuk do te jene me ne Kuvendin e ardhshem. Ate qe do te zgjidhet pas zgjedhjeve te 28 qershorit. "Nje dite te gjithe ata qe shkelin, do te shkojne te paraqiten para ligjit. Ne fakt ai zoteria nuk perfaqeson as PS, ndaj me vjen keq per ju. Se ju perdor. Eshte ai frikacak dhe eshte fshehur kater vjet pas jush", vijoi Topalli. Ajo i tha deputeteve te opozites, se duhet t'ju vije turp qe nuk votuan asnjehere per marreveshje ekonomike, per rroga e per shqiptaret. Bojkotin e opozites e kritikoi ashper edhe kryeministri Sali Berisha. I rikthyer ne salle pas largimit te socialisteve, Berisha tha se opozita iku sepse nuk do te votoje pro biznesit, ne ligjin per Gjykaten Administrative. "Kjo gjykate po pritet me padurim nga bizneset e shoqatat e interesit. Por kur nuk ke parim tjeter, gjykata nuk te duhet, se te intereson qe te besh vete gjykatesin, hetuesin dhe prokurorin", tha kryeministri. Sipas tij, kryetarit te bashkise Rama, i intereson vetem te jape leje ndertimi ne menyre abuzive. "Atij i intereson, qe buxhetin e kryeqytetit t'ia shperndaje klaneve. Nga buxheti qytetaret e Tiranes, nuk shohin rruge te asfaltuara, as gjysmen e atyre te komunave qe ju vizitoni", vijoi akuzat kryeministri. Sipas tij, bojkoti i opozites, do te mbetet ne memorien e ketij parlamenti si nje akt shume i rende dhe biznesi do te flase me vote, per kete akt. Ne vijim te ketyre akuzave, kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, tha se veprime te tilla, opozita i ben ne menyre te qellimshme per te njollosur, integritetin e ketij kuvendi. "Ju e keni lidhur cdo gje, me karrigen tuaj. Nese parlamenti do te konsiderohej si shtepia juaj, do e kishit me te lehte t'i hiqnit kontributin. Por ky eshte Parlamenti i NATO-s, i MSA-se, i kartave dhe i pensioneve, i luftes kunder korrupsionit, uljes se taksave", reagoi Patozi. Sipas tij, mazhoranca ne pushtet, e cliroi vendin nga pushteti i opozites se korruptuar. Patozi akuzoi se opozita tentoi me cdo menyre qe te pengoje reformat, me greva, me perplasje tavolinash, por nuk ja doli dot. "Une kisha merak se do te na vinit ne veshtiresi para zgjedhjeve, por ju nuk arrini te beni dot as kaq. Ju si opozite, po shkoni te kapitulluar ne zgjedhje nga vendimi Edi Rames, per te mos dale nga azili politik i bashkise", akuzoi Patozi.