E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule, shtyn firmosjen e koalicionit te majte, vendimi merret ne kohen limit

Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, shtyn firmosjen e koalicionit te majte te kryesuar nga Partia Socialiste, per afatin e fundit. Krahas thirrjes se njepasnjeshme te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per dergimin e listave te koalicioneve, partite sikunder ndodh edhe ne raste te tjera te zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare apo lokale qofshin, gjithmone perfaqesimi zyrtar dergohet ne afatin e fundit. Megjithese ishte e vendosur qe mbledhja e koalicionit te majte, do te organizohej diten e djeshme ajo eshte shtyre per diten e sotme. Por, me sa duket zyrtarizimi i daljes ne nje koalicion te perbashket midis Partise Socialiste, Partise Socialdemokrate, Partise Demokracia Sociale dhe Grupimi 99, nuk do te ishte e mundur. Kjo pasi pritet dhe afrimi i aleatit me te ri ne grupimin e majte, qe deri me pare ishte pjese e koalicionit te djathte dhe pjese e qeverise se kryeministrit Sali Berisha, Partia e Bashkimit per te Drejtat e Njeriut. Nga Kongresi i kesaj partie, kryetari Vangjel Dule, duke u shprehur kritik ndaj kryesuesit te koalicionit qe aderonte me pare, lajmeroi dhe daljen e mundshme te partise qe ai perfaqeson, me koalicionin e majte te drejtuar nga kryesocialisti Rama. Burime prane PBDNJ-se bejne te ditur se vendimi nga ana e kesaj partie per koalicionin, do te behet diten e neserme. Vendosja ne momentin e fundit duket se ka shkak zhvillimin e disa takimeve me komunitetin e OMANIA-s si dhe takime te tjera konsultuese me anetare te Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, te cilet ishin kunder qendrimit te shprehur nga kryetari per afrimin me koalicionin e majte. Per kete arsye, te marte kur eshte edhe afati i fundit, pritet finalizimi i marreveshjes.

KOALICIONI

Zyrtare te partive te koalicionit te majte, PS, PSD, PDS, te pyetur nga "KJ" per nenshkrimin e marreveshjes se koalicionit te majte, "Bashkimi i ri per ndryshim" do te mund te firmoset nga ana e kryetareve te partive respektove, vetem diten e neserme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›