E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Kartat, ndryshim radikal deri me 17 maj ose rishikojme qendrimin

"Partia Socialiste thekson se nese nuk ka vullnet te qarte nga qeveria, per te dhene informacionin e kerkuar, si dhe nje ndryshim radikal ne terren duke shmangur cdo barriere administrative deri ne 17 maj 2009, atehere PS do te rishikoje qendrimin e saj ne lidhje me zgjedhjet". Ky eshte ultimatumi i vene dje, nga selia roze per ecurine e procesit te pajisjes se shtetasve pa pasaporte, me leternjoftim. Damian Gjiknuri, gjate inspektimit ne njesine nr.1, tha se socialistet po monitorojne ne vazhdimesi kete proces, ne te gjithe vendin dhe konstaton mjaft parregullsi e probleme. "Shume zyra postare, ne nje pjese te vendit nuk po aplikojne tarifat e reja, ose edhe kur i aplikojne, nxjerrin probleme per shume persona", u shpreh zyrtari socialist.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›