PE Kukan Askush nuk mund t039i bllokoje

Nje jave para votimit ne Parlamentin Evropian te liberalizimit te vizave kryetari i delegacionit te Parlamentit Evropian per Evropen Juglindore Eduard Kukan deklaroi ...
Parlamenti Evropian i percjell nje mesazh te qarte Shqiperise se askush nuk do te mund te bllokoje levizjen e lire te vizave drejt vendeve te BE-se. Kjo per faktin se asnje anetar i Bashkimit Evropian nuk ka arsye ta bllokoje heqjen e vizave.
Nje jave para votimit ne Parlamentin Evropian te liberalizimit te vizave kryetari i delegacionit te Parlamentit Evropian per Evropen Juglindore Eduard Kukan deklaroi dje se shqiptaret jane shume afer levizjes se lire. Perballe zerave qe disa vende do te bllokojne kete proces Kukan sqaroi se asnje anetar i BE-se nuk ka arsye ta bllokoje heqjen e vizave.
Besoj se PE do ta votoje me vendosmeri dhe me nje shumice e madhe. Pastaj do ta nxise Komisionin per tia kaluar vendimin Keshillit Evropian per te vendosur per heqjen e vizave dhe Keshilli vendos kete vit. Keshtu mendoj se qytetaret e Shqiperise dhe te Bosnje-Hercegovines se shpejti do te kene mundesi te udhetojne pa viza ne zonen Shengen te vendeve te BE-se - theksoi z. Kukan. Plotesimi i kushteve teknike nga Shqiperia por edhe premtimet e dhena nga BE-ja ne samitin e Selanikut per pranim te vendeve te Ballkanit ne Evrope sipas Kukanit jane faktore qe pershpejtojne procesin. Por ai e konsideron shqetesuese situaten politike te krijuar ne Shqiperi.
Per sa i perket problemit te anetaresimit ne BE Shqiperia ka ecur me reformat qe jane percaktuar nga Komisioni Evropian dhe eshte pranuar se ato jane realizuar deri tani. Shqiperia pra u eshte pergjigjur pyetjeve te Komisionit Evropian dhe ne jemi duke pritur opinionin. Votimi politik tani per tani eshte i bllokuar sepse opozita merr pjese ne Parlament por nganjehere jo.
Nese kjo situate nuk rregullohet dhe une jam shume pesimist per kete atehere do te jete shume e veshtire per Shqiperine qe ajo te levize shpejt drejt BE-se - tha Kukan. Ai konfirmon se perpjekjet e Brukselit per gjetjen e nje zgjidhjeje politike ne Shqiperi nuk kane reshtur por ato kane qene te pasuksesshme. Ne kemi nje dialog te vertete ne Bruksel por fatkeqesisht nuk mund tu imponohemi kolegeve shqiptare. Ata duhet te vendosin nje marreveshje qe te merren vesh mes tyre. Jemi te gatshem te vazhdojme me ndihmen tone por kjo eshte e gjitha ajo qe ne mund te bejme per kete ceshtje.
Akti duhet bere nga te dyja palet partnere ne Shqiperi. PE dhe delegacioni im po provojme te bejme aq sa eshte e mundur te ndihmojme ne kete drejtim. Jemi duke bere gjithcka qe mundemi. Jemi ne bisedime me te dyja palet. Mirepo nuk kemi pasur sukses deri tani - theksoi kryetari i delegacionit te Parlamentit Evropian per Evropen Juglindore Eduard Kukan.
Pas votimit ne PE raporti do ti kaloje per miratim Keshillit te Ministrave te Unionit ne muajin nentor qe do te beje faktike zhdukjen e kufijve apo shembjen e Murit te vogel te Berlinit.