PD Beqja perfitoi 240 milione leke nga taksapaguesit
Partia Demokratike deklaroi dje se deputeti i Partise Socialiste Ilir Beqja ka genjyer ne lidhje me perftimin e fondeve publike gjate kohes qe ai ka qene i mandatar si ligjvenes. Kete akuze e artikuloi dje deputetja e Partise Demokratike Mesila Doda e cila theksoi se Beqja ka perfituar nga fondet publike ne menyre te vazhdueshme gjate vitit 2010 kohe ne te cilen mbante edhe mandatin e tij si deputet i PS-se. E akuzoj publikisht Ilir Beqjen se pervec qe ka shkelur ne menyre flagrante Kushtetuten dhe ligjin ka genjyer edhe publikisht. Ne kemi dy faturat e pageses se tij dhe sic shihet ne faturen e pare me date 17 shkurt 2010 kompania e Beqjes ka perfituar shumen prej 146 milionesh theksoi Doda duke shtuar se Me date 21 maj 2010 vetem nje dite pas daljes nga greva e tij e urise ky zoteri ka marre edhe kestin tjeter shumen prej 92 milionesh. Sipas deputetes se PD-se kjo tregon qe vetem gjate vitit 2010 Ilir Beqja ka perfituar 240 milione leke nga parate e taksapaguesve. E ftoj Ilir Beqjen qe nese deshiron mund ti veme ne dispozicion kopjet e ketyre faturave te cilat ai sigurisht qe i disponon edhe vete. Pas kesaj presim pa shume shprese qe ai te kete kurajen dhe te kerkoje ndjese publike per mashtrimin e djeshem theksoi deputetja e Partise Demokratike. Sipas saj pas aferes 100 milione euro te Edi Rames ky eshte skandali i radhes ku me dokumente te qarta provohet filozofia e perfitimit te bllokmeneve te rinj dhe kryetarit te tyre. Por ne nje takim me simpatizantet e Partise Socialiste ne Shkoder kryetari i kesaj partie Edi Rama ka dale ne mbrojtje te deputetit te tij. Po pse Beqja nuk paguhej si deputet i Republikes se Shqiperise bashke me te tjeret Pasi Jozefina thoshte se nuk kane mandat se nuk jane betuar. Deputeti yne nuk ka asnje pergjegjesi pasi eshte terhequr ne fazen e trete ky eshte ndryshimi i madh midis nesh dhe atyre deklaroi Rama nga Shkodra. Sipas tij socialistet kerkojne nje transparence te plote jo vetem te pasurive te eksponenteve te mazhorances por edhe te zgjedhjeve te shkuara parlamentare.