Iku Sanino
Share
Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Europian, Stefano Sanino iku. I takoi të gjithë dhe iku pa folur me mediat. Duke ngritur duart lart, raporton Top Channel. Paradite thjesht lajmëruam se erdhi Sanino, tani po u themi që ai iku. Berisha dhe Meta, të paktën sikur njoftuan zyrtarisht, i thanë se konsensual është Xhezair Zaganjori, anipse nuk e do opozita. Ky është koncepti për konsensusin për mazhorancën. Përpara se të largohej, ai takoi ambasadorët e BE në Tiranë. Sërish nuk dihet se çfarë është biseduar. Por BE e di shumë mirë sa vështirë është të arrish konsensus në këtë vend.