E Shtunë, 31 Tetor 2026

Il Giornale: “Tare, ndër më pozitivët e Lacios”

Igli Tare u rikthye në rolin e një protagonsti të madh në fitoren 1-0 të Lacios me Atalantën, duke dhënë asistin e golit të fitores së dytë rresht të Lacios, pas asaj të regjistruar të mërkurën e kaluar kundër Kievos (1-0). Skuadra e Delio Rosit tani ndodhet në kuotën e -5 pikve nga -11 që nisi kampionatin.
Bardhëkaltërit po ndjenin mungësën e agresivitetit në veprimet sulmuse dhe tekniku bardhekaltër vendosi të hedhë në fushë sulmuesin shqiptar, i cili dhuroi me kokë dhe asistin e golit të shënuar në minutën e 69-të nga Sebastiano Sivilja.
Tare u vlerësua maksimalisht nga media italiane, duke u konsiderur si futbollisti më pozitiv në formacionin kryeqytas. Igli Tare zëvendësooi nigerianin Makinua e dëmtuar në minutën e 52-të. Tare u vlerësua për lojen e tij me notën 6 nga datasport.it
Kjo ishte dhe ndeshja e parë e Tares për këtë sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›