Myrtaj “vendos” për barazim në Teramo-Peruxhia

Shumë pak emocione në ndeshjen Teramo-Peruxhia, ku në qendër të takimit ishte sulmuesi shqiptar Florjan Myrtaj, që ka luajtur për të formacionet gjatë karrierës së tij futbollistike në Itali. Një barazim 0-0, por dhe me dy penallti të padhëna për Teramon. Gjithsesi pika e fituar nga Teramo është shumë e rëndë dhe vlen për klasifikimin, ku Teramo vazhdon të jetë në komandë të grupit B të Serisë C1.
Teramo luajti më impenjim të madh dhe përqendrim, duke domimuar lojën në zotërimin e topit dhe sy sulmeusit e saj, si Myrtaj ashtu dhe Luzo rrezikuan shpeshherë, ku dallohet gjuajtja e Favasuli në minutën e 22-të.
Myrtaj nuk shkëlqeu në këtë takim dhe u vlerësua me notën 5.5 dhe u zvëndësua për arsye teknike nga trajneri Gabeta në minutën e 91-të nga Amodeo.
Në javën e pestë të Serisë A, Teramo do të luajë në transfertë me Manfredonian.