Federatë e “lodhur”, arbitra me gabime njerëzore...

Nga Franc Hoxha
Kampionati i kategorisë së vetme profesioniste në futbollin shqiptar, Kategorisë Superiore, shfaqi një tjetër akt degjenerimi të futbollit shqiptar ku si dhe njëherë tjetër protagonist janë bërë gjykimet e dobëta dhe tendecioze të arbitrave të "varfër" shqiptare. Kësaj radhe "fatura" i takoi gjyqtarit të kolegjiumit të Tiranës, Bardhyl Pashaj, i ndodhur shpesh në epiqendër të disa skandaleve në futbollin kombëtar, ku më flagranti është në ndeshjen e sezonit të kaluar, Shkumbini-Partizani. Pas episodeve të shëmtuara të asaj ndeshje, Pashaj dorëzoi edhe një akt-padi në Gjykatën e Elbasanit kundër mesfushorit të Partizanit, Paulin Dhembi. Në fakt duket se ky kampionat (i cuditshëm, kur mendon se është Shkumbini që udhëheq tabelën e renditjes), po transformohet në më mediokrin edhe pse formula e aktivititetit është kompozuar më shumë kujdes nga drejtuesit e lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit. Nëse sezonin e shkuar, "ngjarjet" e bujshme filluan të "mbijnë" në pranverë (kur luhen edhe fazat e fundit të kampionatit) dhe shumë gjykime të dobëta (të "blera" apo të porositura) iu faturuan edhe Sektorit të Garave dhe në vecanti shefit të gjyqtarëve Uvil Zajmi (prej disa muajsh i larguar nga FSHF-ja), kurrsesi gjykimet aspak korrekte të gjyqtarëve të tipit Ervis Peza (Vllaznia-Tirana 1-1), Shkëlqim Guce (Besa-Vllaznia 1-1), Kridens Meta (Dinamo-Besa 3-1), Aranit Lulaj (Apolonia-Teuta 2-2), apo dhe së fundi Bardhyl Pashaj (Flamurtari-Teuta 1-2), nuk mund të konsiderohen "prodhim" i ndonjë direktive të shefit të ri të gjyqtarëve, Sulejman Mema. Në javën e parë, Teuta e presidentit Edmond Hasanbelliu u shfaq si pretendetja kryesore në kampionat, por që prej fitores ndaj Dinamos, ekipi për të cilin si rrallë herë u bënë supershpenzime nuk është shfaqur me petkun e protagonistit. Pikë të humbura në Fier dhe akuza të hapura nga drejtuesit më të lartë të skuadrës fierake, përfshirë edhe presidentin Koco Kokëdhima. "Këta arbitra duhet të vdesin", u shpreh ai publikisht në shtyp, duke akuzuar gjyqtarin Lulaj për penalltinë e dhënë në favor të Teutës. Donatorët e rekordmnes së Shqipërisë, Tirana, akuzuan hapur manipulimin e ndeshjes nga gjyqtari Ervis Peza në ndeshjen Vllaznia-Tirana, për ndëshkimet me kartona dhe mosdhënien e penalltisë në favor të Tiranës, pas një faulli të dukshëm të Dabullës ndaj Pemës. Ky gjyqtar u pezullua për 6 javë, ndërsa presidenti i Vllanisë, Valter Fushaj u gjobit me 50 mijë lekë. Niveli mediokër i gjykimeve u shfaq edhe në ndeshjen Dinamo-Besa (3-1). Pas takimit trajneri i Besës, Hasan Lika pohoi (akuzoi): "Gjytari Meta mesa duket kishte vendosur që lojën ta conte drejt fitores së Dinamos, teksa e pashë shumë të qetë pas përfundimit të ndeshjes". Pas kësaj deklarate vjen edhe gjoba 10 mijë lekëshe për Hasan Likën. Federata Shqiptare kërkon të sqarojë "mbarë opinionin publik" dhe median lidhur me incidentet që ndodhën në stadiumin "Flamurtari" të qytetit të Vlorës gjatë ndeshjes Flamurtari-Teuta. Me një gjuhë te kujdeshme, me argumenta juridikë dhe terminologji sportive që iu referohen rregulloreve dhe Kodit të Drejtësisë Sportive të mbrojë për pak kohë gjyqtarin Bardhyl Pashaj. "Ashtu si në cdo ndeshje kampionati, personat pergjegjës të FSHF-së, së bashku me drejtuesit e klubit Flamurtari dhe me Policinë e Shtetit kanë marrë të gjitha masat për zhvillimin normal të një ndeshje të kampionati kombëtar. Ndeshja është zhvilluar normalisht deri në minutën e 79-të kur arbitri i ndeshjes Bardhyl Pashaj ka akorduar një 11-metersh ne favor të Teutës", thuhet në sqarimin e FSHF-së. Në fakt penalltitë janë pjesë e lojës, dhe kjo është normale. Por tendencat për të dhënë penallti të paqena po kamuflohen vazhdimisht në etiketën e "gabimit e njërëzor". Mund të kenë shumë gabim "viktimat", drejtuesit e skuadrës së Flamurtarit: sekretari i kubit, Sokol Kushta, drjetori teknik Përparim Lushaj isnspektori i klubit Latif Gjondedaj, masazhatori ekipit Eqerem Memushi, por "hajduti" (gjyqtari) Pashaj, nuk ka asnjë faj? "Duke thyer hapur rregulloren e zhvillimit të një ndeshjeje keta persona kanë irrituar edhe publikun në shkallët e stadiumit duke krijuar një gjendje jo normale për vazhdimin e takimit. Për 12 minuta loja është ndërprerë dhe arbitri i ndeshjes është kërcënuar në mënyre demonstrative nga Sekretari i Klubit, Drejtori Teknik dhe anëtarë të tjerë të stafit drejtues. Për disa minuta në fushë janë hedhur sende te forta ne drejtim të arbitrit duke rrezikuar gjendjen shëndtsore të tij. Pas ndëryrhjes së Kryetarit të Bashkise së Vlorës, Shpetim Gjika situata është normalizuar dhe ndeshja është zhvilluar normalisht deri ne perfundimin e saj. Federata Shqiptare e Futbollit ju bën të ditur se keto raste jo-normale që kanë cënuar zhvillimin normal të këtij takimi do të shqyrtohen në mbledhjen e rradhës së Komisionit të Disiplinës, do të jetë ky komision që në bazë të relacioneve të personave të deleguar nga FSHF dhe vetë arbitrit do të marrë masa ndëshkimore ndaj personave përgjegjës të krijimit të incidenteve ëe fushen e lojës gjatë ndeshjes Flamurtari-Teuta", përfundon sqarimi i Lysjen Nurishmit. Jo shumë larg, vetëm një javë më parë (më 18 shtator), gyqtarët shqiptarë u mblodhën në Federatën Shqiptare të Futbollit, për të protestuar ndaj presionit që është bërë mbi ta në javët e para të këtij sezoni. Një mbledhje ku ishin të pranishëm presidenti Armand Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm, Roland Mici. Në katër javët e para të kampionatit ka pasur akuza të shumta nga pothuajse të gjitha skuadrat. Përvec akuzave të pabazuara, nuk kanë munguar as gabimet e kryera nga ana e gjyqtarëve. Disa nga gabimet e kryera gjatë këtyre javëve kanë qenë edhe shkaku i toneve të ashpra në mbledhje, por askush nuk është prononcuar se cilat ishin konkretisht gabimet dhe gjyqtarët që i kanë bërë ato. Në mbedhjen e së hënës së kaluar, shefi i gjyqtarëve, Sulejman Mema, duke pranuar se gabimet janë njerëzore dhe nuk mund të shmangen krejtësisht, e ka cilësuar si të papranueshëm presionin e ushtruar. Por Mema ka shprehur edhe bindjen se ky presion do të bjerë shumë shpejt, falë qëndresës së gjyqtarëve. "Mbi gjyqtarët ka presion, por ky presion do të bjerë shumë shpejt. FSHF ka disa rregulla të cilat duhen zbatuar nga të gjithë dhe ne jemi të vendosur t'i zbatojmë", tha Mema një javë më parë. Në përfundim të asaj mbledhje, Shoqata e Gjyqtarëve doli me një deklaratë, të cilën e ka lexoi para medias gjyqtari i FIFA-s, Sokol Jareci. Në deklaratë thuhet se qëllimi është sensibilizimi i opinionit për presionin që ushtrohet ndaj gjyqtarëve, me akuza të pavërtetuara, të cilat lëshohen nga drejtues klubesh. Jareci e cilësoi deklaratën për sensibilizim si hapin e parë të Shoqatës, me paralajmërimin se do të ketë hapa të tjerë nëse gjendja nuk ndryshon. Ai dhe Pregja sqaruan se një hap tjetër mund të jetë nisja me vonesë e ndeshjeve, pesë ose 15 minuta, duke nisur ndoshta që në fund të kësaj jave. Por, gjendja dhe morali i gjyqtarëve nuk ndrushoi. Ata vazhdimisht bëjnë "gabime njerëzore" dhe pse disa konsiderohen si të perspektivës...