Ilaçet,Dashi:Tani jo më mungesa në spitale

Mungesa e mjeteve më elementare të punës dhe disa medikamenteve që mund t'i gjesh në çdo kuti të ndihmës së shpejtë, nga drejtori i qëndrës spitalore Universitare "Nënë Tereza" Ilir Dashi konsiderohet si një problem që vjen si pasojë e problemeve me tenderat.
Ndërkohë që Dashi bëri me dije se tashmë është përfunduar puna për mbylljen e disa tenderave të rëndësishëm në mënyrë që në spitale të mos mungojnë Ilaçet. Sipas tij këtë vit citostatikët janë 60 përqind më shumë por edhe paketa bazë e barnave është në rritje me 40 përqind.
Po ashtu Dashi është shprehur edhe për mirëmbajtjen e aparaturave spitalore. Sipas Dashit është bërë kujdes dhe janë gjetur rrugët e zgjidhjes për mirëmbajtjen dhe të atyre aparaturave të cilat nuk kanë qenë të kontraktuara gjatë vitit të kaluar.