E Diel, 1 Nëntor 2026

Iliq: S’ka pavarësi për Kosovën pa nënshkruar Serbia

Ministri i Ndërtimit dhe Urbanizmit në Qeverinë e Serbisë, Velimir Iliq ka deklaruar sot se Kosova nuk mund të jetë e pavarur derisa Serbia “këtë të mos e nënshshkruaj”.

"Për fat të keq, pothuaj se e tërë bota mendon të kundërtën, por ne duhet të presim çastin e përshtatshëm politik që të kthehemi në tërësi”, ka theksuar Iliq, transmeton Koha.

Sipas ministrit serb, platforma serbe për Kosovën është e zbatueshme në praktikë dhe se ky dokument është bërë në pajtim me Kushtetutën ekzistuese të Serbisë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›