E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Bele Do te hap 12 500 vende te reja pune gjate mandatit tim

Aleanca per Qytetarin Fieri do te refuzoje te trajtohet si bastion

Ilir Bele nuk beson se fieraket do te rreshtohen me 8 maj duke forcuar idene e nje bastioni te se majtes. Fieri do te refuzoje te trajtohet si bastion thote ai ndersa tregon ne intervisten per Shqip projektet e tij qe thote se jane ndertuar mbi bazen e nevojave te qytetareve.

Kandidoni ne nje bashki qe konsiderohet bastion i Partise Socialiste nje zone e veshtire per Partine Demokratike. Pse mendoni se do te fitoni

Banoret e Fierit jane qytetare dhe kane ditur gjithmone te zgjedhin me te miren per veten femijet dhe prinderit e tyre. Ata do te votojne shume fuqishem kandidatin e tyre bashkeqytetarin e tyre duke dhene nje leksion kuptimplote. Fieri do te refuzoje fort te trajtohet si bastion. Une kam marre pergjegjesine per tu paraqitur para qytetareve fierake ku te gjithe se bashku do te mund ti rikthejme qytetit vlerat e humbura. Une nuk pajtohem me menyren provinciale te drejtimit te qytetit. Fieri ka potenciale te medha dhe duhet trajtuar si qyteti i trete ne Shqiperi. Ne realitet situata eshte krejt ndryshe. Qyteti yne po menaxhohet si nje qyteze e vogel provinciale. Duke qene pjese e ketij qyteti gjate gjithe jetes sime kam konstatuar shume ndryshime qe kane ndikuar per keq. Jo vetem per mua por per te gjithe bashkeqytetaret e mi eshte e papranueshme qe qyteti yne qe per ne fieraket eshte shtepia e perbashket te mos ofroje asgje per banoret e tij.

Keto jane zgjedhje administrative por kandidati perballe jush e konsideron 8 majin vote politike. A mendoni edhe ju se 8 maji eshte me shume se nje gare per bashkine

Sigurisht qe jo. Qytetaret e Fierit kane nevoje per zgjidhjen e problemeve te tyre dhe jo per slogane politike. Prej shtate vitesh kreu aktual i bashkise vijon te njejtat premtime duke i ngopur qytetaret me luge bosh. Ne qe jemi pjese e ketij qyteti dhe i prekim cdo dite nga afer shqetesimet e dime se kryetari i bashkise eshte personi qe duhet tu jape zgjidhje atyre. Qytetaret e kane kuptuar kete gje dhe i jane bashkuar projektit tone te ri per te ndryshuar realitetin e Fierit.

Gjate fushates keni kontaktuar me shume qytetare. Cilat jane problemet kryesore per te cilat kerkohet zgjidhje nga njerezit

Ne Fier mungojne elementet me te domosdoshme jetike dhe ketu me lejoni te permend kinemane apo teatrin e kukullave. Ne kete pjese nuk po perfshi ambientet e gjelbra kendet sportive apo ato clodhese. Ne te gjitha lagjet e qytetit mungon infrastruktura qofte kjo inxhinierike apo edhe ajo sociale. Pastrimi i qytetit eshte ne nivelet me te keqija. Me lejoni te theksoj se per te gjitha keto arsye qyteti eshte kthyer ne nje fjetore te madhe. Ketu po humbet shpresa dhe kjo eshte gjeja me e trishtueshme.

Mund te na veconi tri pikat kryesore te platformes suaj elektorale Tre premtimet kryesore

Punesimi dhe ekonomia permiresimi i infrastruktures sociale dhe inxhinierike dhe rehabilitimi i Gjanices.

Duke u fokusuar te punesimi dhe ekonomia dua te theksoj se projektet qe do te nxisin punesimin jane zona industriale e qytetit ne lindje te tij dhe zona me resorte turistike ne bregdetin perendimor. Sipas perllogaritjeve te peraferta nga keto projekte do te perfitojme 12 500 vende pune. Gjithashtu doja te permendja uljen e taksave vendore per ti dhene frymemarrje biznesit. Keto taksa do te ulen ne masen 50 per qind. Llogaritjet paraprake na japin zgjerim te bazes se tatimpaguesve dhe shtim te vendeve te reja te punes. Por ne kete kuader do te bejme te mundur qe te gjitha bizneset e reja qe do te hapen 6 muajt e para do te jene pa taksa.

Megjithese qyteti per sa i perket siperfaqes eshte trefishuar qe nga viti 1997 dhe numri i automjeteve familjare apo te biznesit eshte tetefishuar qytetit nuk i eshte shtuar asnje aks i ri rrugor. Pra sot qytetareve dhe biznesit i ofrohet e njejta siperfaqe rrugore si 12 vjet me pare. Ndersa densifikohen zonat e banimit pra dhe rritet kerkesa per rruge jo vetem nuk shtohet asnje rruge e re por edhe ngushtohen gjeresite e rrugeve ekzistuese. Qyteti po mbyllet ne vetvete sepse i mungojne akse te forta qe te lidhin pjese te tij me njera-tjetren apo me autostrada kombetare ne zhvillim e ndertim e siper. Ne zonat e banimit mungon totalisht parkimi i automjeteve ne menyre te grupuar dhe kjo sjell nje situate te cilen e jetojme cdo dite. Sheshit qendror te qytetit i mungon lidhja integrale me pjese periferike te qytetit per te mundesuar aksesin e qytetareve te ketyre zonave ne pjesen qendrore dhe objektet apo sherbimet administrative qe ofron kjo zone. Se bashku me Ministrine e Puneve Publike pritet te filloje ndertimi i by-pass-it te Fierit dhe disa radialeve te qytetit duke perfshire edhe unazen e madhe dhe ate dytesore. Kjo do te sjelle shmangien e trafikut nga qendra e qytetit si dhe permiresimin e cilesise se ajrit. Nderkohe brenda tre viteve te para te mandatit do te perfundojme asfaltimin e te gjitha rrugeve dytesore te qytetit si dhe pajisjen e tyre me infrastrukturen inxhinierike.

Projekti tjeter dhe me i rendesishmi mbetet Gjanica. Mungesa e investimeve per kete ceshtje sjell cdo vit humbjen e miliona lekeve investime private me permbytjet qe shkakton. Veprimi i pare do te jete bllokimi i hedhjes se mbetjeve te ngurta urbane dhe ato te naftes. Duke vazhduar me thellimin dhe rregullimin e shtratit te tij.

Si e vleresoni kete fushate zgjedhore perballe kandidatit qe ka perzgjedhur PS-ja

Une kam qene gjithmone per nje fushate qytetare dhe te tille e kam bere. Nuk jam marre me ceshtje personale por me paraqitjen e projekteve per zgjidhjen e problemeve te qytetit. Kjo eshte e rendesishme per mua. Krejt ndryshe ka ndodhur nga pala tjeter. Kandidati kundershtar dhe stafi i tij i bashkise ka shkelur disa here ligjin duke perdorur jo vetem stafin e bashkise por edhe median per te hedhur balte mbi mua dhe qytetaret. Gjate gjithe fushates se tij kandidati rival ka treguar disa fletushka qe i prezanton qe kur ka marre mandatin ne vitin 2003. Kjo eshte tallja me e madhe qe mund ti beje ai qytetit te Fierit.

Nese humbni do ti telefononi kundershtarit per ti uruar fitoren

Duke pasur parasysh realitetin e sotem ne Fier jam ne pritje te telefonates se tij per te me uruar fitoren.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›