Ilir Beqja: Vendi vuan nga keqadministrimi fiskal, FMN paralajmëron rënie

Tiranë, 23 Maj, NOA - Vendi vazhdon të vuajë nga keq administrimi fiskal dhe një fakt të tillë e tregon fakti që edhe në muajin prill, është shënuar një thellim defiçiti në të hyrat në buxhetin e shtetit.
Lajmin e ka bërë me dije deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja, përmes një konference për shtyp, sipas të cilit, në katër muajt e parë të vitit 2010, defiçiti në mbledhjen e të ardhurave tatimore është rreth 9.9 miliardë lekë, ndërsa rritja e tyre është 2 herë më e vogël se inflacioni.
Tatimi mbi vlerën e shtuar është rritur 4.9 %. Mjafton nën çmimi i lekut me të paktën 7 %, inflacioni 4 mujor 4 % dhe rritja administrative e çmimit të energjisë elektrike për të kuptuar kushdo se qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve është realisht më i vogël se 1 vit më parë. Tatimi mbi fitimin apo tatimi i korporatave, është pakësuar neto me - 5.5 %. Dëshmi e qartë se edhe korporatat po fitojnë më pak në Shqipëri, shpjegoi konkretisht me shifra, deputeti Beqja.
Më tej, ai shtoi se tatimi mbi biznesin e vogël është pakësuar me një vlerë neto prej -9.5 %, dëshmi e qartë e vuajtjes që ndjen kjo kategori sipërmarrësish të vegjël dhe familjarë. Individët kanë shtrënguar rripin, biznesi i vogël e familjar vuan, korporatat fitojnë më pak dhe investojnë më pak në makineri e pajisje, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se ekonomia do të jetë më keq se një vit më parë. Kjo është Shqipëria nën qeverisjen e Sali Berishës në 4 muajt e parë të vitit 2010, deklaroi ndër të tjera, deputeti Ilir Beqja.
Sipas tij, pavarësisht përpjekjeve për të fshehur e manipuluar shifra, ekonomia nuk është propagandë, por realitet, që na prek të gjithëve.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")