AKR: Qeveria të kërkojë kompensim për "Kosova A”

Udhëheqësja e Departamentit të Energjisë dhe Minierave pranë AKR-së, Myzejene Selmani, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë kompensimin e 50 për qind të kapaciteteve ekzistuese të “Kosovës A”, pas kërkesës së Komisionit Evropian për mbylljen e këtij termocentrali.
Në një konferencë për media të dielën, Selmani ka folur rreth gjendjes në sektorin e energjisë elektrike, projektit për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me sektorin energjetik në Kosovë.
Duke përkujtuar se në raportin e tij të fundit, Komisioni Evropian ka kërkuar mbylljen e TC “Kosova A”, Selmani ka theksuar se Qeveria e Kosovës duhet të analizojë gjendjen në sektorin energjetik që do të pasojë pas mbylljes së këtij termocentrali, andaj e sheh si të nevojshme që të kërkohet kompensim prej 50 për qind të aktiviteteve ekzistuese të “Kosova A”.
“Duke qenë nënshkruese e Komitetit dhe Traktatit të Energjisë, Kosova është zotuar se do t’i zbatojë standardet e BE-së. Një ndër standardet e BE-së është edhe emetimi i CO2, zvogëlimi i emetimit të CO2, dhe me këtë Komisioni Evropian me gjithë të drejtë i dedikohet Kosovës që të bëjë mbylljen e TC “Kosova A”, në mënyrë graduale, mirëpo edhe Qeveria në këtë aspekt, Aleanca Kosova e Re, fton Qeverinë që të bëjë kërkesë për kompensim 50 për qind të kapaciteteve ekzistuese nga Komisioni Evropian për mbylljen e TC “Kosova A”, ka thënë Selmani, transmeton Kosovapress.
Selmani ka folur edhe për projektin “Kosova e Re”, duke kërkuar edhe një herë nga Qeveria e Kosovës që ndërtimi i këtij termocentrali të bëhet me kapacitete 300 + 300 e jo 500 + 500 megavat sikurse është paraparë.
“AKR-ja për hir të qytetarëve të Kosovës dhe për hir të profesionalizmit të departamentit në të cilin funksionon brenda AKR-së, bëjmë apel te Qeveria që të shkojë me ndërtimin e TC ”Kosova e Re”, me kapacitete instaluese me dy herë nga 300, që do të thotë 600, dhe herën tjetër dy herë nga 600, diku 1200 megavat energji elektrike. Arsyeja potenciale për ndërtimin e këtij lloji të TC, është që të ketë siguri në bartjen e energjisë deri te konsumatori i fundit dhe të ketë stabilitet në sektorin e energjetikës”, ka thënë Selmani.
Selmani ka theksuar se problem kyç do të jetë edhe përqindja e aksioneve që do të ketë Qeveria e Kosovës në TC “Kosova e Re” dhe me çfarë rentash minerare do t’i jepet operatorit të ri ekonomik për ndërtimin e këtij termocentrali.