Ilir Decolli Do te nxjerr nga topitja energjine e qytetit
Ilir Decolli mjek ne profesion por i angazhuar me teper ne poste drejtuese ne sektorin e shendetesise synon te jete qytetari i pare i Beratit per kater vitet e ardhshme. Ai synon te ndryshoje menyren e drejtimit te qytetit pasi mendon se nga drejtimi i deritanishem Berati vetem ka humbur
Zoti Decolli ju kandidoni per here te pare per kreun e Bashkise se Beratit. Ne vija te pergjithshme mund te shpjegoni ku bazohet alternativa juaj fare do te ndryshoni ne menyren e qeverisjes se qytetit
Alternativa ime eshte alternativa e forces politike dhe koalicionit fitues qe une perfaqesoj koalicionit te reformave dhe premtimeve te mbajtura koalicionit te Partise Demokratike me aleatet koalicionit qe perballet me sfidat qe i beson qytetarit dhe ka besimin dhe mbeshtetjen e tij si garanci te sukseseve dhe fitores. Ne alternativen tone te paret jane qytetaret dhe jo karriget dhe oborri personal. Ne alternativen tone baze eshte transparenca ndaj qytetarit projektet konkrete dhe jo propaganda boshe. Ne themel te punes time do te jete nxjerrja nga topitja e energjive te brendshme te qytetit aktivizimi i te gjithe faktoreve dhe aktoreve lokale ne menyre qe vete beratasit ta marrin ne dore fatin e qytetit te tyre indiferenca e tyre eshte rritur nga mosbesimi ne rritje ndaj qeverisjes aktuale vendore. Kjo do te ndryshoje dhe do te jete ne bashkepunim dhe me qeverisjen qendrore ku do te behet presioni i duhur sa here te jete e nevojshme per zgjidhje problemesh madhore te qytetit.
Ju vete keni lindur ne nje nga lagjet e vjetra te qytetit dhe e njihni problematiken ne zonen muzeale. Prej vitesh kerkohet zgjidhje per mbrojtjen nga zjarri per kanalizimet per mirembajtjen e shtepive te vjetra. Keni ju ndonje plan per keto E dini sa para duhen dhe ku mund te gjenden
Kjo pyetje eshte shume e drejte. Por me duhet te theksoj se nese nuk ekziston vullneti per te zgjidhur probleme ato nuk marrin kurre rrugen e zgjidhjes. Me keqardhje me duhet te them se ky vullnet ka munguar prej kohesh qofte si filozofi e Partise Socialiste qofte si filozofi e kryetarit aktual ne ikje. Une do tju drejtoja vetem nje pyetje Pse u realizua projekti madhor dhe si ka mundesi qe u ndertua per nje kohe rekord Rruga Durres-Kukes Rruga e Kombit
Por sidoqofte do te shtoja se bashkepunimi me Institutin e Monumenteve te Kultures hartimi i projekteve edhe per keto lagje nepermjet bashkefinancimit me donatore te cilet jane te gatshem te financojne projekte te tilla do te bejne qe situata te ndryshoje shume shpejt.
Sa here Osumi del nga shtrati ngrihen akuza per mungese investimesh ne argjinature. Keni ju ndonje projekt per kete problem
Nga konsultimi me eksperte te fushes nuk eshte gati nje projekt por disa projekte. Do te fitoje projekti me i mire projekte keto qe kane lidhje me pastrimin dhe thellimin e shtratit te lumit Osum.
Ne planin social ka dy probleme te mprehta papunesia qe pjell varferine por edhe komuniteti rom fare i paintegruar. Do te beni ju dicka per keto probleme
Lufta kunder varferise eshte thelbesore ne projektin tim per qytetin dhe do te realizohet duke trajtuar me ndihme ekonomike ato familje qe kane vertet nevoje dhe jo ato qe kane mik kryetarin apo partine. Me e rendesishme eshte nxitja e punesimit duke vepruar se paku ne tre aspekte
Nepermjet uljes se taksave dhe politikave stimuluese te biznesit te vogel artizanatit dhe vetepunesimit si rrobaqepesi gurgdhendje hidraulike elektriciste teknike kompjuteri etj.
nepermjet bashkerendimit me politikat shteterore dhe nxitjes se sektorit privat ne shendetesi dhe arsim. Nepermjet stimulimit te disa sektoreve dobiprures te qytetit si etj.
Sa u perket romeve ata jane pjese e jetes se qytetit me problematiken e tyre qe une tashme e kam ndiere nga afer dhe ashtu sic jam shprehur dhe here te tjera problemet qe ata kane nuk jane te pazgjidhshme por do te kerkojne kohen e nevojshme.
Do te aplikohen politika te integrimit te tyre ne komunitet sidomos nepermjet cuarjes se femijeve neper shkolla do te nxiten dhe inkurajohen shoqata e organizma te ndryshem per te ndihmuar romet duke filluar nga problemet akute qe ata kane.
Do te nxitet kjo shtrese ne drejtim te profesioneve tradicionale te tyre dhe do te permiresohet infrastruktura e zones ku ata jetojne gje qe shprehet ne menyre me te detajuar ne platformen time.
Qyteti i UNESCO-s pothuajse nuk ka jete artistike. Ka vite qe mungon edhe kinemaja. do te beni ju nese beheni kryebashkiak
Kam ngritur nje grup pune qe do te konsultohet me shoqerine civile ne menyre periodike per te rigjalleruar resurset kulturore por dhe sportive te qytetit te cilat jane atrofizuar gjate ketyre viteve.
Do te synohet nje riaktivizim i ndergjegjes qytetare te artisteve e intelektualeve te qytetit per nje perfaqesim dinjitoz dhe konkurrues te tyre ne aktivitetet kombetare.
Do te inkurajohen dhe mbeshteten shkembimet kulturore duke u bazuar ne binjakezimin me qytete te tjera mundesisht muzeale si brenda ashtu dhe jashte vendit.
Do te shfrytezohet tradita mjaft e mire e krijuar ne humor ne grupet konceptore ne pikture gdhendje me dru per te rikrijuar berthama artistesh ne keto fusha duke qemtuar dhe nxitur talente qe ne shkollen e mesme te muzikes se qytetit apo dhe te rinj qe studiojne per arte jashte qytetit brenda apo jashte vendit.
Do te behet funksionale kinemaja e qytetit qe ka vite qe nuk funksionon do te rigjallerohet qendra e kultures nepermjet organizimit te panaireve me tematika artistike kulturore do te shikohet me perparesi ngritja e nje biblioteke dixhitale funksionale dhe te pasur.
Do te promovohet Berati si qytet turistik muzeal duke shfrytezuar median etj. me moton Berati-Qytet i UNESCO-s qytet evropian- vizitore europiane.
Mund te beni nje koment per rivalin tuaj kryebashkiakun aktual te Beratit
Mendoj se kundershtarit tim kryetarit ne ikje te bashkise z. Fadil Nasufi i rezulton bilanc i mosrealizimeve. Prej vitesh ai eshte shkeputur nga hallet e qytetareve nuk ka aplikuar politika mbeshtetese punesimi dhe kjo me sa duket ka ardhur dhe nga mungesa e vizionit e paqartesise se vete forces politike qe ai perfaqeson sidomos kater vitet e fundit.
Aktualisht ne praktikat e punes se Bashkise se Beratit mungon transparenca dhe procedurat transparente. Bilanci aktual i saj nuk eshte nje bilanc suksesi dhe nuk ekziston asnje projekt qe beratasit ta njohin edhe nder vite si merite te tij.
Pa zhbllokuar pusetat dhe kanalizimet poshte rrugeve po shtron asfalt elektoral ne bulevardin kryesor. Kjo eshte filozofia e tij dhe e forces politike qe ai perfaqeson.
Me 9 maj kjo filozofi do te marre fund dhe do te filloje ndryshimi i madh me qytetaret per qytetaret.